Flyterex është kompania që ka filluar shërbimin e parë të dërgimit të ushqimit me dron nëpër shtëpi të klientëve në Reikjavik të Islandës
 
Terreni i vështirë i kryeqytetit ka bërë që dërgesat me veturë të zgjasin deri në 25 minuta, por përmes dronëve, gjithçka përfundon brenda 4 minutave.
 
Dronët mund të mbajnë ngarkesa deri në tre kilogramë, teksa udhëtojnë pa ndërprerje për 10 kilometra.
 
Pajisjet që lëvizin nga energjia elektrike, janë të përshtatshme të ndalojnë në të gjitha hapësirat, pavarësisht se ku ndodhet klienti dhe janë tepër ekologjike.
 
Deri më tani kompania mbulon një pjesë të madhe tëkryeqytetit islandez, por po punohet që të shtohet numri i dronëve që komandohen nga e njëjta bazë në të njëjtën kohë.