VIDEO/Filmojnë vdekjen me "Audi"
në autostradë, ecin me 320 km/h

VIDEO/Filmojnë vdekjen me në autostradë, ecin me 320 km/h">
Dy të rinj të pasionuar pas shpejtësisë ekstreme kanë humbur jetën tragjikisht, pasi automjeti i tyre tip "Audi" është përplasur në autostradë.
 
Ngjarja ka ndodhur në provincën kineze të Anhui, në qytetin Liujiang, më 28 janar.
 
Ata kanë filmuar veten teksa udhëtojnë me një "Audi" R8 me një shpejtësi ekstreme prej 200 milje në orë, ose 320 km në orë.
 
Pas disa manovrave në autostradë dhe shpejtësisë që arrin pikën kritike, "Audi" aksidentohet dhe për pasojë i merr jetën drejtuesit të mjetit dhe pasagjerët i cili ka filmuar gjatë gjithë kohës. 

Makina është shkatërruar krejtësisht pas aksidentit, çka ka bërë që edhe trupat e viktimave të pësojnë dëmtime të frikshme.
 
Çmimi mesatar i një Audi R8 është është rreth 2.1 milionë juan ose 250 mijë paund.
 
Fotografitë e aksidentit janë postuar në rrjetet sociale dhe nga mediat kineze.
 
Makina ka qenë pa targa çka lë të kuptohet se ka qenë e pa licencuar për të lëvizur në autostradë. 

[gallery]20859[/gallery]

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Raporti i ISW: Ndalimi i përdorimit të armëve perëndimore nga SHBA në Rusi, po dëmton mbrojtjen e Kievit

Raporti i ISW: Ndalimi i përdorimit të armëve perëndimore nga SHBA në Rusi, po dëmton mbrojtjen e Kievit