VIDEO/ Fitorja e tretë radhazi, Kukësi mposht me dy gola Erzenin! Ndryshimi i trajnerit jep efekt, tension në "Niko Dovana"

VIDEO/ Fitorja e tretë radhazi, Kukësi mposht me dy gola Erzenin! Ndryshimi i trajnerit jep efekt, tension në

Nga ndeshja Erzeni - Kukësi

Superliga shqiptare mbylli këtë të hënë javën e tetë. Erzeni humbi 0-2 me Kukësin në "Niko Dovana". Verilindorët ia dolën në transfertë që të dalin me tri pikë, duke marrë fitoren e tretë radhazi. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 17 nga Edi Basa. Pas një krosimi nga e majta, sulmuesi stopoi bukur topin në zonë dhe me një goditje të fortë e ndali topin në rrjetën e Xhikës.

Në pjesën e dytë ka qenë Barbosa që në minutën e 68 do shënonte golin e qetësisë për skuadrën e Enkeleid Dobit. Braziliani do kërcente më shumë se të gjithë në zonë, duke goditur bukur me kokë. Në sfidën e sotme u akorduan edhe pesë kartona të verdhë, teksa pati tension mes lojtarëve në fushë.

Ndërrimi i trajnerit te Kukësi disa javë më parë duket se ka dhënë efekt, me verilindorët që shkojnë në kuotën e 11 pikëve, për vendin e katërt. Një pikë më shumë për Erzenin, që mban vendin e tretë dhe pëson humbjen e dytë sezonale.

Superliga, java 8 - Rezultatet:

Egnatia 1-2 Teuta

Laçi 1-1 Vllaznia

Bylis 0-1 Tirana

Partizani 0-0 Kastrioti

Erzeni 0-2 Kukësi

Renditja:

VIDEO: Erzeni 0-2 Kukësi

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'