Video-Foto/ Përmbytjet në Tiranë
uji mbulon rrugët tek "Don Bosko"

TIRANE - Zona e "Don Boskos" në kryeqytet vijon të jetë ndër lagjet më problematike sa i përket përmbytjeve. Uji ka dalë në sipërfaqe të rrugës si pasojë e bllokimit të kanaleve kulluese.
 
Madje edhe ujërat e kanalizimeve kanë dalë mbi rrugë si pasojë e prurjeve të mëdha të reshjeve të shiut.
 
Uji ka mbuluar rrugët dhe për ata pak qytetarë që kanë dalë për shkak të punës, për të marrë fëmijët nga shkolla, apo nevoja të tjera, është e pamundur të kalohet nga njëri krah i rrugës në tjetrin. Në këto kushte, banorët e lagjes kanë zgjedhur mënyra provizore duke vendosur dërrasa si "urë kalimi".
 
Prej vitesh rrugët, bizneset dhe banesat në lagjen "Don Bosko" në kryeqytet, shumë pranë Laprakës, përmbyten si pasojë e bllokimit të kanaleve kulluese dhe daljes në sipërfaqe të ujërave të zeza.

shiu don bosko
shiu don bosko
don bosko
shiu don bosko
shiu don bosko
(Rrugët e përmbytura në zonën e Don Boskos)

Redaksia Online
(Gre.M/ A.Ç/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Pesë ndryshime të vogla në dietën tuaj që do të rrisin menjëherë energjinë tuaj

Pesë ndryshime të vogla në dietën tuaj që do të rrisin menjëherë energjinë tuaj