VIDEO/ Futbollisti shqiptar në histori, i shënon PSG-së pas vetëm tre minutave lojë! Kupa e Francës sjell çudira

VIDEO/ Futbollisti shqiptar në histori, i shënon PSG-së pas vetëm tre minutave lojë! Kupa e Francës sjell çudira

Kevis Gjeci

Kevis Gjeci, futbollisti shqiptar i ka shënuar PSG-së në Kupën e Francës. Gjeci luan me modestët e Espaly dhe është kapiteni i këtij ekipi. Në turin e 1/16 Espaly u mposht 2-4, por tifozët vendas shijuan epërsinë pas vetëm tre minutave lojë me shqiptarin Gjeci.

Më pas PSG u imponua dhe përmbysi rezultatin, por ndeshja e Kupës nuk ishte aq e lehtë për miqtë. Vlen për t’u theksuar se Gjeci ka qenë pjesë e Sopotit në Shqipëri dhe më pas ka luajtur në nivele të ulëta në Francë, teksa pasioni për futbollin u shpërblye me golin kundër milionerëve të PSG-së dhe më pas festë me 'shqiponjë'.

 

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Plan rus për bomba në avionë? Çfarë duhet të dini rreth akuzave të Polonisë

Plan rus për bomba në avionë? Çfarë duhet të dini rreth akuzave të Polonisë