VIDEO/ Gattuso s’ndryshon kurrë, ndërpret emisionin dhe bën sherr me analistin: Je njeri i keq

VIDEO/ Gattuso s’ndryshon kurrë, ndërpret emisionin dhe bën sherr me analistin: Je njeri i keq

Gennaro Gattuso dhe Josko Jelicic

Gennaro Gattuso nuk ka ndryshuar karakterin 'luftarak', as në stol. Trajneri i Hajduk Splitit në Kroaci nuk është përmbajtur pas humbjes së të tijve 3-0 kundër Rijekas.

Ka qenë Ish-futbollisti dhe tani komentatori i Max Sport, Josko Jelicic, që përfunduar në fokusin e Gattusos. Trajneri italian i ka përshëndetur të gjithë me shtrëngim duarsh në studio, përveç Jelicic.

"Unë nuk të them asgjë sepse flet shumë dhe ke pak respekt për njerëzit. Megjithatë, ke luajtur futboll dhe duhet ta dish mirë situatën. Ju gjithmonë flisni shumë keq dhe unë nuk kam respekt për ju".

Jelicic më pas iu përgjigj Gattusos në italisht, në të cilin diskutimi i nxehtë vazhdoi. Gattuso u afrua tek fytyra e analistit derisa situata u qetësua.

Pas rreth një minutë debati të ashpër, prezantuesja Valentina Miletic ndërhyri dhe parandaloi përshkallëzimin e mëtejshëm.

“Ju po luani shumë keq”, tha Jelicic.

“Ky është stili im”, u përgjigj Gattuso.

“Duhet të keni respekt për mua”, tha Jelicic.

‘Jo, jo. Flisni këtu për futbollin! Flisni ballë për ballë”, vazhdoi Gattuso.

“Le të flasim”, tha Jelicic.

“Kjo është hera e fundit që flas kur je në televizion. Ti je njeri i keq, nuk do të flas më sa të jesh këtu. Flisni sikur të keni pushtuar gjithë botën”, bërtiti Gattuso.

“Ke ardhur nga Italia”, është përgjigjur Jelicic dhe prezantuesja është munduar të qetësojë situatën.

“Nuk kam qenë kurrë në një situatë të tillë”, ka thënë moderatorja Miletic.

“Nuk po flas kundër Hajdukut, jam një tifoz më i madh se ai. E respektoj si trajner të Hajdukut, por duhet të respektojë edhe shikuesit tanë”, ka përfunduar Jelicic.

 

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 20 Mars, 10:18

    Nisin kualifikueset e Botërorit, si del Angli-Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

‘Tradhtarë, mosmirënjohës’ / Rama nga Njësia 2 tregon të pathënat kur kandidoi për herë të parë në parti: Mora vetëm 40 vota, dy vite isha ‘black out’

‘Tradhtarë, mosmirënjohës’ / Rama nga Njësia 2 tregon të pathënat kur kandidoi për herë të parë në parti: Mora vetëm 40 vota, dy vite isha ‘black out’