Në fushën e lojës ka qenë një 'luftëtar' i vërtetë, ndërsa si trajner përçon te lojtarët grintën e duhur edhe nga stoli. Gennaro Gattuso, trajneri aktual i Hajdukut të Splitit në Kroaci ka treguar edhe anën njerëzore.
Italiani ka hequr mjekrën pas 22 vitesh, si pjesë e një fushate të nisur në kanalet e komunikimit që ka për qëllim të kthejë kokën nga kërkimet më të shumta në luftën kundër kancerit dhe bamirësisë.
Rinno, edhe pse njeri i "akullt" në dukje, nuk është menduar dy herë dhe ka marrë pjesë në këtë fushatë bamirësie. Për ata që e njohin disi, Gennaro Gattuso pa mjekër duket si njeri tjetër.
Ali Gattuso koji trzne Sunaru ???? pic.twitter.com/HDdETabjB6
— Verner (@PetrakVerner) December 11, 2024