SHBA - Kansas City humbi në shtëpi pas penalltive me Cincinnatin në Kupën e Ligës në futboll. Ndeshja foli në fillim për vendasit, që shënuan dy gola për epërsinë 2-0. Në të 30 minutë ndodhi edhe tatëpjeta e vendasve dhe për këtë u kujdes sulmuesi i tyre, Alan Pulido.
32-vjeçari nuk i mbajti nervat dhe goditi me kokë Mosqueran, duke e lënë në tokë. Menjëherë karton i kuq për sulmuesin, që la të tijtë me një lojtar më pak. Goditja ishte mjaft e fortë dhe antisportive, teksa kjo shkaktoi reagimin e lojtarëve të Cincinnati.
Përveç ndëshkimit me karton të kuq, sulmuesi rrezikon edhe një pezullim pasi bëhet fjalë për një akt të rëndë edhe pse në fund kërkoi falje për gjestin e shëmtuar.