Boksieri britanik Anthony Joshua triumfoi bindshëm ndaj amerikanit Jake Paul, duke mposhtur me 'Knock Out' (K.O.) në raundin e gjashtë në duelin e zhvilluar në Miami. Sfida ishte parashikuar të zgjaste 8 raunde, por u mbyll më herët për shkak të dominimit total të ish-kampionit të botës në peshën e rëndë.
Që nga fillimi, Joshua tregoi epërsinë e tij në ring, falë përvojës, fuqisë dhe avantazhit fizik ndaj YouTuber-it amerikan. Rivaliteti mes dy boksierëve ishte i vogël, ndërsa Paul u rrëzua disa herë në tapet, deri në momentin kur nuk arriti më të ngrihej pas numërimit të gjyqtarit në raundin e gjashtë.
Pavarësisht humbjes, fakti që Jake Paul rezistoi deri në raundin e gjashtë u konsiderua nga disa si një arritje, pasi pritshmëritë ishin që dueli të përfundonte brenda 3-4 raundeve. Megjithatë, si një ndeshje me karakter “show-i”, gjashtë raundet rezultuan të mjaftueshme për të argëtuar publikun.
Pas ndeshjes, Joshua u shpreh i kënaqur me paraqitjen e tij.
“Mora kohën e duhur dhe bëra detyrën time. Nuk u preka fare, por dua ta përgëzoj Jake për kurajën dhe grintën. Nuk më intereson trashëgimia, bëj atë që dua të bëj. Doja ta dëmtoja dhe të fitoja, ia dola.”
Nga ana tjetër, Jake Paul pranoi humbjen, por u shfaq optimist për të ardhmen.
“Ishte argëtuese dhe ndihem mirë. E dua këtë sport. Anthony është një luftëtar i madh. Unë humba, por ky është boksi. Ky sport më ka ndihmuar shumë dhe do të rikthehem për të fituar një titull kampion bote.”
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Dhjetor, 19:08
SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, a duhet të japë autorizim Kuvendi?
-
Po
53.9%
-
Jo
38.5%
-
Nuk e di
7.6%
Vota total: 876
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Erika Kirk mbështet JD Vance për president, tensione dhe përçarje në kampin konservator
20 Dhjetor, 09:35
-
SHBA kryen sulme masive ajrore kundër ISIS në Siri! Hegseth: Ky nuk është fillimi i një lufte, është një hakmarrje
20 Dhjetor, 07:54
-
Publikohet dosja e 'Epstein'! Dalin në dritë mijëra foto, përfshirë atë të Clinton në pishinë me një grua! Demokratët: Janë censuruar
20 Dhjetor, 07:03
-
SHBA/ Uashingtoni vendos regjim të ri sanksionesh ndaj aktorëve të korruptuar dhe destabilizues në Ballkanin Perëndimor
19 Dhjetor, 22:57
-
Washingtoni dhe Brukseli në drejtime të kundërta për Bjellorusinë
19 Dhjetor, 19:54
-
SHBA-ja kërkon zbatimin e Marrëveshjes së 2023-shit në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë
19 Dhjetor, 11:58
-
NBA/ Basketbolli amerikan dominohet nga Oklahoma, fitojnë edhe LA Lakers e Miami! Humbje për Detroit dhe Golden State
19 Dhjetor, 10:31
-
SHBA/ Pezullohet Lotaria Amerikane pas sulmit me armë në Universitetin Brown! Vendimi prek edhe Shqipërinë
19 Dhjetor, 09:58
-
SHBA/ Shtatë të vdekur nga rrëzimi i aeroplani, mes tyre dhe ish-piloti i NASCAR
19 Dhjetor, 08:56
-
TikTok pranon marrëveshjen për shitjen e aseteve në SHBA, pronari kinez shmang ndalimin nga qeveria amerikane
19 Dhjetor, 08:21
-
Lukashenko: Bjellorusia është afër rivendosjes së marrëdhënieve me SHBA-në! Mund të kem një takim me Trump
19 Dhjetor, 07:50
-
Ushtria amerikane godet dy anije të tjera në Paqësor, 5 viktima (VIDEO)
19 Dhjetor, 07:35
Gjigand si sportist
Përgjigju