VIDEO/ Goli i Arbnor Mujës në Champions zgjidhet më i bukuri i muajit

VIDEO/ Goli i Arbnor Mujës në Champions zgjidhet më i bukuri i muajit

Festa e Arbnor Mujës

Arbnor Muja, sulmuesi i Antwerp në Belgjikë vijon të bëjë mirë me ekipin e tij. Sulmuesi anësor ka marrë një "asist" para ndeshjes me Kombëtaren kundër Moldavisë (17 nëntor ora 18:00), teksa goli kundër Shakhtar në Champions League është përzgjedhur si më i bukuri i muajit tetor nga belgët.

Mujës iu deshën vetëm katër minuta lojë për të tundur rrjetë, teksa pasi shmangu mbrojtësin me një lëvizje mashtruese e ndali sferën në rrjetë.

Kujtojmë që sulmuesi 24-vjeçar është pjesë e Kombëtares në ndeshjet që kuqezinjtë do të luajnë përballë Moldavisë më 17 nëntor dhe Ishujve Faroe më 20 nëntor.

Muja ka zhvilluar 22 ndeshje me Antwerpin këtë sezon, ku ka arritur të shënojë pesë gola dhe ka dhuruar tre asiste.

 

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Elona Gjebrea: Shëndeti riprodhues në Shqipëri, është e nevojshme që të ketë shumë informacion nga vajzat dhe gratë

Elona Gjebrea: Shëndeti riprodhues në Shqipëri, është e nevojshme që të ketë shumë informacion nga vajzat dhe gratë