Në "Bentegodi" Verona u mposht 0-3 nga Lazio. Për kryeqytetasit Elseid Hysaj u rikthye titullar dhe realizoi një 90 minutësh shumë të mirë, çka i tregoi trajnerit Marco Baroni se ka gabuar që e ka lënë jashtë listës për pjesën e parë të sezonit. Bardhekaltërit kaluan në epërsi pas vetëm dy minutave lojë me Gigot, duke e pasur më pas të lehtë për golin e dytë të Dia brenda pjesës së parë. Ishte Zaccagni që shënoi edhe golin e qetësisë në pjesën e dytë për të bërë që Lazio me 39 pikë të pozicionohet në vendin e katërt, duke lënë Juventusin një shkallë më poshtë.