VIDEO/ Inter i shënon 2 gola Salernitanës, Asllani luan 18 minuta! Napoli fiton dhe merr kreun e Serie A

Serie A zhvilloi javën e 10-të.Inter fitoi 2-0 me Salernitanën në "Giuseppe Meazza". Djemtë e Inzaghit u treguan më të saktë në javën e 10 të Serie A, duke iu falur golave të Lautaro në minutën e 14 dhe Barella në të 58 minutë. Sfida ka nisur mirë për zikaltërit, që veç golit të Lautaro patën edhe të tjera raste shënimi.

Barella në të 58 minutë do vendoste në "kasafortë" tri pikët e Inter, pas asistit fantastik të Calhanoglu. Gol dhe asist për Barella në këtë duel, me mesfushorin që edhe njëherë po tregon se është kyç në skemat e Inzaghit. Në këtë takim luajti edhe Krstjan Asllani, i hedhur në fushë në minutën e 72 duke zëvendësuar Mkhitaryan. Me këtë fitore Inter shkon në kuotën e 18 pikëve në vendin e shtatë, duke kaluar Juventusin me dy pikë.

Napoli fitoi 3-2 me Bologna-n për javën e dhjetë të Serie A. Me këtë fitore djemtë e Spallettit rikthehen në krye të Serie A, duke treguar se po bëjnë një sezon të shkëlqyer. Të parët në avantazh kaluan miqtë me Zirkzee, për t'u barazuar me Juan Jesus në fundin e pjesës së parë.

Lozano në minutën e 49 shënoi për Napolin, me Barrow që tre minuta më vonë iu përgjigj për barazimin 2-2. Në minutën e 69 ka qenë Osimhen që me golin e tij i jep tri pikë me vlerë Napolit, duke e mbajtur në krye të Serie A me 26 pikë, dy më shumë se Atalanta ndjekëse dhe pesë më shumë se Lazio. Bologna e 17 me shtatë pikë.  Lazio barazoi 0-0 me Udinese, ndërsa Spezia doli 2-2 me Cremonese.

VIDEO, Inter 2-0 Salernitana:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:59
VIDEO/ Fitore e 'çmendur' e Napolit, 5 gola vendosin duelin me Bologna-n! Djemtë e Spalletti-t në krye të Serie A

Napoli fitoi 3-2 me Bologna-n për javën e dhjetë të Serie A. Me këtë fitore djemtë e Spallettit rikthehen në krye të Serie A, duke treguar se po bëjnë një sezon të shkëlqyer. Të parët në avantazh kaluan miqtë me Zirkzee, për t'u barazuar me Juan Jesus në fundin e pjesës së parë.

Lozano në minutën e 49 shënoi për Napolin, me Barrow që tre minuta më vonë iu përgjigj për barazimin 2-2. Në minutën e 69 ka qenë Osimhen që me golin e tij i jep tri pikë me vlerë Napolit, duke e mbajtur në krye të Serie A me 26 pikë, dy më shumë se Atalanta ndjekëse dhe pesë më shumë se Lazio. Bologna e 17 me shtatë pikë.

 

S.DH/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Tragjedia në Shkodër, mjeku: Alma nuk mjekohej në psikiatri! Psikologia: Shkak ngarkesa psikologjike! Gazetari: Dominon hakmarrja ndaj burrit

Tragjedia në Shkodër, mjeku: Alma nuk mjekohej në psikiatri! Psikologia: Shkak ngarkesa psikologjike! Gazetari: Dominon hakmarrja ndaj burrit