Serie A e futbollit është në javën e 28-të. Këtë të shtunë gjithçka nisi në 15:00, me Atalantën që fitoi 1-3 me Cremonesen në transfertë. Në 18:00, Interi humbi 0-1 në shtëpi me Fiorentinën, teksa sfida u vendos nga goli i Bonaventurës. Në 20:45 Juventusi mundi 2-0 Veronën.

Në "Giuseppe Meazza", Interi humbi 0-1 me Fiorentinën. Për javën e 28-të në Serie A, zikaltërit marrin humbjen e tretë radhazi, duke lëkundur pozitat e trajnerit Inzaghi. 12 minuta në fundin e ndeshjes për Interin mori minuta edhe Kristjan Asllani. Pjesa e parë ka parë Interin më kërkues, teksa zikaltërit nuk ia dolën të shënonin. Dueli u vendos në minutën e 53 nga Bonaventura, ish-mesfushori i Milanit. Në këtë përballje Lukaku humbi një rast flagrant për gol. Inter me 50 pikë mbetet në vendin e tretë, teksa Fiore me 40 pikë ngjitet në vendin e 40-të.

Juventus fitoi 1-0 në Torino kundër Veronës, për javën e 28-të në Serie A. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, teksa vendasit patën disa raste shënimi. Do duhej minuta e 56 e ndeshjes kur Kean do zhbllokonte duelin, duke çuar peshë stadiumin. Me 44 pikë, bardhezinjtë shkojnë në vendin e shtatë, vetëm tre pikë më pak se Roma që për momentin është në zonën evropiane. Verona me 19 pikë mban vendin e 18-të. Kujtojmë se Federata i ka hequr 15 pikë nga renditja "Zonjës", për shkak të bilanceve financiare.

Serie A - java 28-të:

Cremonese 1-3 Atalanta

Inter 0-1 Atalanta

Juventus 2-0 Verona

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:38
VIDEO/ 1 gol nderon Juventusin, 'Zonja' - 3 pikë nga zona evropiane

Juventus fitoi 1-0 në Torino kundër Veronës, për javën e 28-të në Serie A. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, teksa vendasit patën disa raste shënimi. Do duhej minuta e 56 e ndeshjes kur Kean do zhbllokonte duelin, duke çuar peshë stadiumin. Me 44 pikë, bardhezinjtë shkojnë në vendin e shtatë, vetëm tre pikë më pak se Roma që për momentin është në zonën evropiane. Verona me 19 pikë mban vendin e 18-të. Kujtojmë se Federata i ka hequr 15 pikë nga renditja "Zonjës", për shkak të bilanceve financiare.

Ora 21:02
Lukaku 'lë nam' me portën bosh, nuk shënon nga 4 metra (VIDEO)

Interi humbi 0-1 me Fiorentinën për javën e 28-të në Serie A. Llogaritë në fundin e ndeshjes mund të ishin ndryshe, nëse Lukaku për zikaltërit do shënonte nga vetëm katër metër largësi. Belgu duket se i ka hequr një pikë Interit.

Ora 20:17
Inter s'ngre kokë dhe merr humbjen e tretë radhazi, Fiorentina fiton në Milano! Ka minuta për Asllanin (VIDEO)