Interi fitoi 1-0 me Romën për javën e dhjetë në Serie A. Në "Giuseppe Meazza" vendosi goli i Marcus Thuram në minutën e 81-të të ndeshjes. Djemtë e Inzaghit marrin kështu tri pikë me vlerë që i katapultojnë në krye të Serie A. Vendimtar në këtë sfidë ishte edhe Kristjan Asllani. Në minutën e 75 mesfushori u hodh në fushë, teksa iu deshën vetëm gjashtë minuta për të treguar cilësitë e tij. Një pasim i gjatë i kalibruar nga afro 35 metër prej Asllanit, bëri që Dimarco të kontrollonte bukur dhe më pas të pasonte për Thuram, që shënoi golin me vlerën e tri pikëve. Kështu Inter merr kreun me 25 pikë, ndërsa Roma me 14 pikë mbetet në vendin e tetë.

S.Dh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 6 Shkurt, 23:06

    Kushtetuesja rrëzon Ramën dhe Balluku pezullohet, jeni dakord me vendimin?