BRINDISI - Publikohen pamjet e para nga brenda bordit të tragetit “Norman Atlantic”, i cili u përfshin nga flakët mëngjesin e 28 dhjetorit të 2014 pranë brigjeve shqiptare.
Video, e gjatë 1:53 minuta, është publikuar nga mediat italiane, dhe është xhiruar pas ndërhyrjes së ekspertëve në brendësi të tragetit italian, dhe më konkretisht në parkimin e automjeteve, ku edhe dyshohet se ka qenë vatra e zjarri famëkeq të fund dhjetorit.
Në pamje shihen qartë skeletet e mbetura të automjeteve, fugonëve dhe kamionëve frigoriferikë, të cilët thuajse janë shkrumbuar, duke u bërë kështu e vetmja “fosile” dëshmi e makthit të përjestuar nga pasagjerët në bord.
Por edhe pse ekspertët kanë mundur të futen në brendësi të tragetit, dhe kur ka kaluar rreth 3 javë nga ankorimi i tij në portin e Brindisit, “Norman Atlantic”, siç duket edhe nga pamjet, vijon të nxjerrë tym, duke të lënë të kuptosh se më në brendësi të tij, ka ende vatra zjarri mjaft të rrezikshme.
Sipas ekspertëve italianë, në bord ka ende një ajër të ndotur, me përbërje të monoksidit të karbonit, edhe pse në krahasim me ditët e para situata është përmirësuar ndjeshëm.
Megjithatë, ekspertët vijojnë ta kenë të vështirë që të depërtojnë në pjesët më të thella të tragetit, për shkak të rrezikut që ekziston nga vatrat e zjarrit ende aktive.
Ndërkaq, pak ditë më parë Prokuroria e Barit doli në përfundimin se numri i personave të zhdukur në bordin e tragetit është 18, ku 16 prej tyre ishin pasagjerë, ndërsa 2 ishin klandestinë.
“Norman Atlantic” u përfshi nga flakët në orën 04:30 të mëngjesit të 28 dhjetor 2014, duke shënuar 11 viktima, mes të cilëve edhe një 15 vjeçare e dyshuar me origjinë shqiptare.

Foto të tjera
Redaksia Online
(e.c/a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO