Kryeministri Rama ka publikuar sot në rrjetet e tij sociale një video se si do duken banesat ku do strehohen banorët të cilët preken nga projekti i transformimit të lumit Lana.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se do të ndërtohen edhe apartamente për strehim social, shërbime e parkim në administrim shtetëror.
“Dhe me pamjen e godinave që do të ndërtohen për strehimin e banorëve që shpërngulen për kapitullin e ri të transformimit të Lanës në Tiranë, por edhe apartamenteve për strehim social, shërbime e parkim në administrim shtetëror, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.
Ky projekt përfshin zgjatjen e dy bulevardeve kryesore, "Gjergj Fishta" dhe "Bajram Curri" paralel me rrjedhën e Lanës dhe do të kushtojë 29 milion euro.
Segmenti i ri 1.8 kilometra, do të përfshijë ndërtimin e një shtrati të ri për lumin, për eliminimin e përmbytjeve të shpeshta në zonë. Do të ndërtohen dy ura të reja mbi lumin Lana, të cilat do të shërbejnë për qarkullimin e automjeteve, biçikletave dhe këmbësorëve.
Urat, me një gjatësi prej 24 metrash, do të lidhen me bulevardet e zgjeruara që do të përfshijnë gjithë infrastrukturën, si sinjalistika, ndriçimi, peizazhi, dhe telekomunikacioni.
-
/O.K/,jam dakord me ju,s.d.q do te ishte mire te ndertoheshin keto pallate ne fillim,pastaj te fillohej rregullimi i Lanes.Per mendimin tim,bashkia shperdoron buxhetin e saj me bonuset e qerase,po te merret parasysh makuteria e qiradhenesve dhe qirate qe kerkojne.Po te ndertohen pallatet ne fillim evitohet bonusi i qirase dhe konfliktet me banoret e ankesat si:jo nuk na lajmeruan,nuk na kane dhene bonusin prej muajsh,nuk na demshperblyen si e sa duhet,jo te ligjshme e te paligjshme, e te tjera si keto qe jane bere zakon t'i degjojme sa here ndodhin prekje banesash.
Përgjigju-
Keta Jane me te vertet bastard ,Po Si Mund te jetojme njeriu ne kete Getto .projekti paraqitet Pa treguar zonen ne pamje nga Lart. Dalin e flasin ca sorra dhe Pa ndjesine me te Vogel per komunitetin dhe pastaj cuditen Kur fillojne sherret,mjaftin te marrin buxherin nga BE
-
-
Secondigliano refurbished
Përgjigju -
Po pse ndertoni prap o te ndyre .ka plot pallate bosh
Përgjigju -
Do behen si veliera ne napoli te italise
Përgjigju -
Do i nxjerri qeveria jashte sic i nxjerre njerezit qeveria komuniste ne Kine, edhe do i zhvendosi ne keto koshere bletesh. Intesivohen projektet e grabitjeve.
Përgjigju -
Ç'i kini keto mure pallatesh per turp!
Përgjigju-
Geto e vertete
-









Komente
Komento