VIDEO/ John Lennon tall personat
me aftësi të kufizuara në skenë

VIDEO/ John Lennon tall personat<br />me aftësi të kufizuara në skenë
John Lennon, legjenda e 'The beatles' është dëgjuar dhe nderuar edhe pse po bëhen gati 4 dekada që prej vdekjes së tij. Videoja e fundit që është publikuar në internet, gjatë një performance live të këngëtarit, e tregojnë këtë të fundit duke bërë gjeste shumë të pakëndshme dhe ofenduese për një kategori të caktuar njerëzish.

Lennon ka nisur të imitojë në mënyrë shumë të shëmtuar personat me aftësi të kufizuara, duke bërë mimika dhe gjeste trupore shumë të papërshtatshme duke marrë parasysh dhe rolin që kishte ai në atë periudhë.

Fansat e Lennon janë shprehur shumë të zhgënjyer, ndërkohë që ka patur edhe nga ata që nuk kanë ngurruar ta shajnë apo të shprehin antipatinë ndaj tij.
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi