1767772756_juventus.JPG

Në Reggio Emilia, vendasit e Sassuolos u mposhtën 0-3 nga Juventusi. Pas barazimit zhgënjyes 1-1 kundër Lecces në shtëpi, "Zonja e Vjetër" u përgjigj me tre gola. Sfida u zhbllokua pas 16 minutave lojë nga autogoli i Muharemovic, me pjesën e parë që u mbyll në avantazhin minimal të bardhezinjve. Fraksioni i dytë solli dy gola të shpejtë. Fillimisht David asistoi për Mirettin në minutën e 62-të, me këtë të fundit që shënoi golin e qetësisë. Vetëm pak sekonda më vonë David përfitoi nga një gabim i prapavijës vendase, kaloi Muric dhe e ndali sferën në rrjetë për golin e tretë. Edon Zhegrova luajti vetëm tre minutat shtesë në fundin e takimit, duke shijuar tri pikë për të tijtë. Me 36 pikë Juventusi mban vendin e katërt në renditje.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Juventusi dhe Roma bëjnë detyrën në Serie A, tri pikë edhe për Comon! Sot në fushë Napoli e Interi


S.Dh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 7 Janar, 22:17

    Si po e menaxhon qeveria situatën e përmbytjeve?