VIDEO/ Kërcen mbi të gjithë, Taulant Seferi shënon golin e 11-të sezonal! Jep edhe asist

VIDEO/ Kërcen mbi të gjithë, Taulant Seferi shënon golin e 11-të sezonal! Jep edhe asist

Taulant Seferi

Sulmuesi i Kombëtares, Taulant Seferi ka shënuar golin e 11-të sezonal, teksa ka dhuruar edhe asist për Bani Yas në ligën e futbollit të Emirateve të Bashkuara. Ekipi i tij barazoi 3-3 kundër Al Bataeh për javën e 23-të, me Seferin që bëri protagonistin.

Ekipi i sulmuesit nga Kumanova pësoi dy gola në pjesën e parë, teksa në fraksionin e dytë gjithçka u rihap nga sulmuesi kuqezi. Në minutën e 57-të, Seferi kërceu mbi të gjithë dhe shfrytëzoi një krosim për të shënuar golin e parë me kokë.

Më pas, pas vetëm pesë minutave ai asistoi për Niakate dhe rezultati u barazua në 2-2. Duket se Seferi është në formë dhe pritet që të marrë një ftesë nga Sylvinho për në Euro 2024.

 

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria e Kosova në zi! Sot homazhet për Ismail Kadarenë, kolosi i letërsisë shqipe do nderohet me ceremoni shtetërore

Shqipëria e Kosova në zi! Sot homazhet për Ismail Kadarenë, kolosi i letërsisë shqipe do nderohet me ceremoni shtetërore