Një ngjarje e paprecedentë u regjistrua në Haiti, pasi autobusi që po transportonte skuadrën kombëtare të futbollit të Belize, një vend në verilindje të Amerikës Qendrore, u ndalua nga një bandë e armatosur.

Skuadra po shkonte drejt hotelit në Haiti, kur disa persona me motor ndaluan autobusin.

Incidenti ndodhi menjëherë pasi skuadra kishte mbërritur në vendin e Karaibeve për të luajtur për ndeshjen kualifikuese të Botërorit Katar 2022.

Autobusi me futbollistët u mbajt peng për disa orë, ndërsa u desh negocimi i policisë me agresorët, për t’i lënë ata të lirë.  

Gjithçka u zgjidh pa pasoja fatmirësisht, por mediat e huaja nuk bëjnë me dije nëse u arrestuan apo jo anëtarët e bandës që sulmuan futbollistët.