VIDEO/ 'Knoma kangën'! Drekë me Metën e takim me Kryemadhin, kur Voltana thërriste 'Rama, Meta kan maru kan maru'

VIDEO/ 'Knoma kangën'! Drekë me Metën e takim me Kryemadhin, kur Voltana thërriste 'Rama, Meta kan maru kan maru'

Ilir Meta , Voltana Ademi dhe Monika Kryemadhi

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi ndjehen “rehat” sapo shkojnë në Shkodër, pasi një takim politik për të dalë para kamerave e kanë të garantuar: Ata me kryetaren e bashkisë Voltana Ademi.

E mbetur si “dopiogjashta” në Shkodër, e pavotuar dhe me një mandat të skaduar, falë mosdekretimit të zgjedhjeve të pjesshme vendore nga Presidenti, Voltana ka nisur t’ua shpërblejë bamirësve të saj me shoqërimin që i bën Metës dhe Kryemadhit nëpër rrugët e kryeqendrës së veriut.

Disa ditë më parë, presidenti Ilir Meta shkoi në Shkodër ku u “sistemua” në një restorant së bashku me kryebashkiaken e Shkodrës, me gotën e verës (dashurinë e tij më të madhe sikurse ka thënë dhe vetë bashkëshortja Monika). Aty qanë hallet dhe folën për varfërinë e shqiptarëve.

Të njëjtën gjë bëri dhe sot Voltana Ademi teksa shoqëroi kryetaren e LSI Monika Kryemadhi në atë takim me disa banorë, ku shqetësimi më i madh për ta ishte “formalizimi i lopës nga Edi Rama” dhe betimi se do t’i dalin zot.

Por Voltana Ademi kishte një mendim tjetër për Ilir Metën, LSI dhe Monika Kryemadhin bashkë me ta ne vitin 2017.

Do të thotë dikush se ishin kundërshtarë atëherë! Shqetësimi është te marrja e kthesave të shpejta, lëvizja në ekstrem pasi makineria politike dhe “batohet” shpesh dhe shkodranët shquhen për mendjen  dhe humorin e hollë, që rrallëkush në Shqipëri e ka!

Dhe nëse harrohet, motori i kërkimit google nuk të lë në baltë asnjëherë dhe videon gjithkush mund të nxjerrë fare lehtë një video të disa viteve më parë, me sakte ne vitin 2017, kur Voltana Ademi kishte tjetër mendim për Ilir Metën.

Madje deklaronte para turmës së mbështetësve të PD në Shkodër se “Rama dhe Meta kan maru kan maru”. E kishte kthyer në refren në çdo takimi.

Teksa po komentonte takimin e sotëm të Monika Kryemadhit, afër e afër pa pyetur për Covid, me Voltana Ademin, një miku im shkodran vuri në punë humorin traditcional: Sikur Monika t’i thoshte Voltanës “knoma kangën”. Çfarë nuk ndodh ne kohe fushate kur kërkon dhe një gjysmë vote. (TemA)

 

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 12/01/2021 22:21

    Gjynah e shkreta s’ka qene e informuar nga Luli qe Meta punonte nen rrogoz kunder Rames ne vitin 2017 dhe kendonte permendesh ca vargje te lodhura te huazuara nga folklori i doktorit.

    Përgjigju
  • LARASKA VOLTAN: 12/01/2021 17:53

    Shikoni se çfar teatri flliqur që bëhet voltana që të gjitha i ban vazhdon e qëndron e Shkodrën drejton. Po voltana është e mir vetëm për filipin se Shkodrën e ka ba kandahar kjo lop e sëmuf kok thar.

    Përgjigju
    • Zef: 13/01/2021 07:14

      Ojo me kendu kanden 3 vet u deshtem bashk Du me kujtu Salen Lulin meten e moniken Skam me i harru....

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aksidenti ajror në Kazakistan: Ngushëllime për Azerbajxhanin e Kazakistanin, uroj që paqja të mbizotërojë tek ta

Aksidenti ajror në Kazakistan: Ngushëllime për Azerbajxhanin e Kazakistanin, uroj që paqja të mbizotërojë tek ta