VIDEO/ Kristjan Asllani luan 23 minuta, Inter fiton me përmbysje në Serie A! Shkëlqen Lautaro

VIDEO/ Kristjan Asllani luan 23 minuta, Inter fiton me përmbysje në Serie A! Shkëlqen Lautaro

Lautaro duke festuar golin

Inter fitoi 1-2 në transfertë me Cremonesen për javën e 20-të në Serie A. Zikaltërit e Inzaghit iu falën formës së mirë të Lautaro, duke përmbysur vendasit. Ndeshja nisi mirë për Cremoneses, që përballë tifozëve të vet kaloi në avantazh me golin e Okereke në minutën e 11 të takimit. Goditja perfekte nga jashtë zone nuk u ndal nga Onana, me sferën që përfundoi në trekëndësh. Vetëm dhjetë minuta më vonë, në të 21 minutë, Lautaro Martinez shënoi për 1-1. Ka qenë sërish argjentinasi që në pjesën e dytë (minuta 65) shënoi për 1-2 pas asistit të Dzeko-s. Në fushën e lojës u fut edhe Asllani që zëvendësoi Calhanoglu në minutën e 67 të ndeshjes. Me 40 pikë Inter shkon në vendin e dytë momentalisht, 10 pikë pas Napolit (një ndeshje më pak). Cremonese me tetë pikë qëndron në fundin e klasifikimit.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Inter përmbys ndeshjen me Lautaron, luan edhe Asllani! Barazojnë Empoli dhe Torino, Atalanta fiton me Gjimshitin në fushë


S.DH/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Akuzohen për abuzim me fondet e shërbimit, pezullohen 25 policë të Korçës dhe të drejtorisë së Kufirit e Migracionit

Akuzohen për abuzim me fondet e shërbimit, pezullohen 25 policë të Korçës dhe të drejtorisë së Kufirit e Migracionit