Nuk ka fituar ende vendin e titullarit te Interi, por Kristjan Asllani është ndër lojtarët që dashurohet më së shumti nga tifozët e rinj zikaltër. Mesfushori i Kombëtares dhe klubit të Serie A ka "lumturuar" një tifoz të vogël të Interit, teksa ka marrë për ditëlindje fanellën me numër 14-të.
Pasi ka hapur dhuratën e ditëlindjes me numër 14 mbi shpinë, djaloshi i vogël ia ka marrë këngës duke treguar se sa shumë dashurohet Asllani nga tifozët zikaltër.
"Ai luan mesfushor dhe nuk është italian, vjen nga Shqipëria dhe ka shumë fantazi. Ka 14 në shpinë dhe klasin e vërtetë, të gjithë duart lart për Kristjan Asllanin tonë", këndojnë në kor tifozët së bashku me vogëlushin.