Siç e shihni në video, disa makina lejohen të kthehen në drejtim të RTSH-së dhe në mënyrë krejt të papritur polici vendos pa arsye që disa të tjera të mos i lejojë. Autoritetet duhet paralajmërojnë qytetarët në rast të bllokimit të rrugës dhe nuk mund të ndryshohet sipas mendimeve të një polici çdo 10 minuta. Kjo situatë ka shkaktuar trafik dhe sorrollatje për drejtuesit e mjeteve.

Më të penalizuar janë banorët e kësaj zonë. Nëse ata janë në bulevard duhet të zgjedhin për të ikur në shtëpi rrugën nga unaza ose nga blloku. Të gjendur përballë kësaj tabele ndalimi që polici e vendos herë pas here dorazi, ata në shumicën e rasteve detyrohen të debatojnë me të që nuk të jep shpjegime.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
