Superliga shqiptare e futbollit vijon javën e katërt. Këtë të hënë, me fillim nga ora 16:00, Tirana fitoi 1-2 me Kukësin. Në "Kukës Arena" miqtë u treguan më të saktë në pjesën e dytë, aty ku u shënuan edhe golat. Me këto tri pikë, bardheblutë e Orges Shehit vijojnë të kryesojnë renditjen.
Pjesa e parë nisi në ekuilibër, me dy skuadrat që nuk kërkuan të rrezikonin dhe 45 minutat e para u mbyllën 0-0. Në fraksionin e dytë ishte Ardit Hila që kaloi në avantazh miqtë, me një gol nga brenda zonës. Në zhvillimet e një këndoreje, mesfushori përfitoi dhe mposhti Tafasin në portë.
Dhjetë minuta më vonë, Ilion Lika u tregua hero për Tiranën. Gardiani ndali goditjen me kokë të Beshiraj, duke shpëtuar të tijtë. Në minutën e 82 ishte Albi Doka që shënoi golin e qetësisë te Tirana dhe të parin për të këtë sezon. Në shtesën e shtatë (90+7), ishte Beshiraj që shënoi golin e nderit te Kukësi për rezultatin final 1-2.
Me këtë fitore, Tirana ngjitet në kuotën e 10 pikëve për vendin e parë, ndërsa Kukësi vijon mos ketë asnjë pikë këtë sezon, duke mbajtur vendin e fundit në elitën e futbollit shqiptar.
S.Dh/M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Mars, 13:11
Qeveria rikthen Bordin për naftën, a besoni se do mbahen çmimet nën kontroll?
-
Po
32.6%
-
Jo
61.2%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 3026
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tirana 3 pikë të arta me Vorën, shpresë reale për mbijetesë në kampin bardheblu
22 Mars, 15:16
-
Patatja e Shishtavecit mbetet stok, fermerët: Për ta shitur duhet t’u lutesh tregtarëve! Në treg ka hyrë patatja e Kosovës me çmim më të lirë
21 Mars, 16:06
-
Zjarr në një masiv pyjor në Kukës, flakët përfshijnë një sipërfaqe të konsiderueshme me lëndë drusore (VIDEO)
21 Mars, 15:22
-
Fluks në pikën kufitare të Morinës, 3 mijë qytetarë nga Kosova zgjedhin të kalojnë fundjavën në Shqipëri
21 Mars, 11:29
-
Superliga/ Shumë zhurmë për asgjë, AF Elbasani dhe Egnatia barazojnë 0-0! Vendasit marrin kreun, tifozët godasin arbitrin anësor
20 Mars, 21:16
-
Oltijon Kërnaja i pezulluar, trajneri i Partizanit: Kundër Teutës një ndeshje direkte, kemi mungesën e Doumbia
20 Mars, 17:38
-
E copëtuar nga disiplina, Egnatia luan sonte kundër Elbasanit kryesues! Gurishta: Ndaj Dinamos Vllaznia llogarit vetëm 3 pikët
20 Mars, 12:01
-
Xhamitë e Kukësit presin besimtarët për faljen e namazit të Fitër Bajramit, myftiu mesazh për reflektim, falje e afrim
20 Mars, 08:57
-
Kukës/ Në kërkim për shkelje të rregullave të Kodit Rrugor, arrestohet 51-vjeçari
19 Mars, 11:53
-
Në kërkim ndërkombëtar nga Holanda, arrestohet 34-vjeçari nga Kosova
19 Mars, 11:15
-
Renditja/ Skënderbeu s'e 'ngjit' dot Korabin, Laçi fiton dhe rihap garën për titullin kampion në Kategorinë e Parë! Rezultatet e gjashtë ndeshjeve
19 Mars, 09:16
-
Disiplina e FSHF-së me dy standarde, si 'u falën' KF Tirana e Vora dhe dënimi shembullor për Egnatian
18 Mars, 13:40