Regjisori Francis Ford Coppola ka fituar zemrën e shqiptarëve, jo vetëm me filmat e tij, por edhe sepse gjatë një interviste ai ka zgjedhur që të përshëndes gazetarin CNBS, Jay Leno shqip.
Në fillim të intervistës, Coppola dëgjihet teksa thotë “Mëngjesi.” “Mëngjesi” - ia kthen edhe Jay Leno, duke shtuar - “Nuk e di se çfarë do të thotë kjo?”
- “Domethënë se nuk ka njeri këtu', bën shaka regjisori i madh duke shtuar; "kështu thoshte gjyshi im kur i uronte mirëseardhjen dikujt” - sqaron Francis Coppola…
Komentuesit në faqen zyrtare të gazetarit e kanë vënë në dukje këtë fjali të regjisorit dhe bëjnë lidhjen se gjyshi i Coppola mund të ketë qenë arbëreshë që janë zhvendosur në Itali dhe i kanë mbetur disa fjali shqip.
Arbëror=Arbëresh=Arbëreshi=Arvanitas=Arvanitas=Arnauti=Shqipëtar!
Përgjigju