E shtuna ka në program tre ndeshje në Serie A. Futbolli në Itali ka nisur me duelin e "Giovanni Zini", aty ku Cremonese vendase humbi 0-2 me Leccen. Në 18:00 Roma fitoi 2-0 me Empoli dhe në 20:45 Sassuolo fitoi 1-0 me Atalantën.
Në stadiumin "Giovanni Zini", Cremonese vendase humbi 0-2 me Leccen. Pjesa e parë e ndeshjes nuk prodhoi gola, teksa miqtë shënuan dy gola në 45 minutat e dyta. Baschirotto dhe Strefezza në minutat 58 dhe 69 nderuan Leccen, me djemtë e Baronit që dalin me tri pikë. Lecce me 23 pikë shkon në vendin e 14-të, teksa Cremonese me 8 pikë qëndron në fundin e Serie A.
Roma fitoi 2-0 me Empolin për javën e 21-të në Serie A. Në "Olimpico" kryeqytetasit likuiduan Empolin pas vetëm gjashtë minutash, duke shënuar dy herë. Ibanez në minutën e dytë dhe Abraham në të gjashtën përfituan nga pasimet finale të Dybala-s, që është kthyer në "diamantin" e Romës. Roma me 40 pikë merr vendin e tretë (një ndeshje më shumë), teksa Empoli me 26 pikë qëndron në vendin e dhjetë.
Sassuolo fitoi 1-0 me Atalantën për javën e 21 në Serie A. Goli i Lauriente në minutën e 55 të takimit vendosi gjithçka, me Nedim Bajramin që debuton me ekipin e ri dhe merr tri pikë duke mundur Gjimshitin në derbin e shqiptarëve. Berati e nisi ndeshjen nga minuta e parë, teksa Bajrami u fut në fushë në minutën e 67 duke zëvendësuar Matheus. Te Atalanta dy kartona të kuq për Maehle dhe Muriel. Pas javës së 21, Atalanta me 38 pikë qëndron në vendin e gjashtë, teksa Sassuolo me 23 pikë qëndron në vendin e 15-të.
Serie A - java 21:
Cremonese 0-2 Lecce
Roma 2-0 Empoli
Sassuolo 1-0 Atalanta
Renditja: