VIDEO/ Lecce përmbys Parmën me Ramadanin në fushë, sukses për Werder Bremen! Vallecano fiton derbin e vogël të Madridit

VIDEO/ Lecce përmbys Parmën me Ramadanin në fushë, sukses për Werder Bremen! Vallecano fiton derbin e vogël të Madridit

Festa e Lecces

Futbollit elitar në Evropë nisi të premte me disa nga ndeshjet e para për javët përkatëse.

Serie A të Italisë ishte Lecce që fitoi 1-3 në udhëtim kundër Parmës. Puljezët me Ylber Ramadanin në fushë nga minuta e parë, u rikthyen te tri pikët pas dy humbjeve radhazi. Valeri me penallti kaloi Parmën në epërsi, ndërsa dy minuta më vonë brenda pjesës së parë ishte Krstovic që barazoi shifrat. Fraksioni i dytë foli për Leccen që iu fal dy asisteve të Krstovic dhe dopietës së Pierottit për të marrë tri pikët.

Në Bundesligën gjermane Werder Bremen fitoi 1-0 kundër Mainz, sfidë kjo e vlefshme për javën e 20-të. Bittencourt në minutën e 14-të vendosi ndeshjen me golin e tij.

Në Spanjë, Rayo Vallecano fitoi 0-1 kundër Leganes në derbin e vogël të Madridit. Goli i Ciss në minutën e 78-të i shërbeu miqve që të dilnin me pikë të plota nga java e 22-të. Ivan Balliu te Vallecano mori disa minuta në fundin e duelit.

Ligue I në Francë nisi raundin e 20-të, aty ku Lens fitoi 0-2 në udhëtim kundër Montpellier. Nzola pas disa sekondave lojë dhe Agbonifo në pjesën e dytë shënuan për miqtë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 5 Mars, 09:14

    Rreth 235 mijë regjistrime, sa përcaktuese do të jetë vota e diasporës më 11 maj?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Asllani shkëlqen, Interi fiton 0-2! Bayern bën për ‘aspirina’ Leverkusenin, Barça sukses minimal! Liverpool mposht PSG-në

Champions League/ Asllani shkëlqen, Interi fiton 0-2! Bayern bën për ‘aspirina’ Leverkusenin, Barça sukses minimal! Liverpool mposht PSG-në