SHBA - Lionel Messi arriti një tjetër sukses të madh në karrierën e tij, teksa ndihmoi Inter Miamin të fitonte titullin e parë të MLS (Major League Soccer) me një fitore 3-1 ndaj Vancouver Whitecaps në finale.
Messi bëri një paraqitje të shkëlqyer me dy asiste. Pas formës së mirë gjatë gjithë sezonit, Messi përfundoi duke ngritur trofeun më të rëndësishëm të klubit në sistemin vendas të futbollit amerikan.
Në Florida, Inter Miami gjeti epërsinë pas 8-të minutash lojë me autogolin e Ocamps, para se Ahmed të barazonte sfidën në minutën e 60-të. Më pas Inter Miami reagoi me golat e de Paul dhe Allende, pas pasimeve finale të Messit, i cili u shpall edhe me i miri i ndeshjes. Skuadra e Thomas Muller nuk mundi të ndalte dot kurorëzimin e Messit si kampion në SHBA.
"Tre vjet më parë, vendosa të vija në MLS dhe sot jemi kampionë. Arritëm në gjysmëfinalet e Kupës së Kampionëve (CONCACAF). Vitin e kaluar, u eliminuam herët në ligë dhe u eliminuam në raundin e parë. Këtë vit, fitimi i MLS-së ishte një nga objektivat tanë kryesorë.
"Ekipi bëri një përpjekje të madhe, ishte një vit shumë i gjatë, me shumë ndeshje dhe ne ishim në gjendje të përmbushnim detyrën gjatë gjithë sezonit. Ky është momenti që e kisha pritur dhe që ne, si ekip, e prisnim. Është shumë e bukur për të gjithë ne. Ata e meritonin", tha Messi.
Pronarët e Inter Miami dhe Lionel Messi
Vlen të përmendet se ky ishte trofeu i tretë i Messit me Inter Miamin, pasi iu bashkua atyre tre vite më parë. Ylli veteran mbetet lojtari më i dekoruar në historinë e futbollit me 48 trofe në karrierën e tij, përfshirë 44 trofe në nivelet më të larta.
Shumica e trofeve të Messit erdhën gjatë periudhës së tij me Barcelonën, ku ai ngriti një shifër marramendëse prej 34 trofesh, duke përfshirë 10 tituj të La Ligës, 7 trofe të Kupës së Mbretit dhe 4 triumfe të Ligës së Kampionëve UEFA.
? MATCH RECAP ? https://t.co/XIK8mFbZly pic.twitter.com/jjALARD8rK
— Inter Miami CF (@InterMiamiCF) December 7, 2025
Kurora e parë e Miamit në Major League Soccer ishte një arritje e rëndësishme për bashkëpronarin David Beckham, i cili dukej emocional ndërsa përqafonte kapitenin e klubit Lionel Messi.
Messi luajti një rol vendimtar këtë sezon, duke shënuar 35 gola dhe duke asistuar 24 prej tyre, ndërsa kryesoi të dyja listat në turne.
Komente










