Pushimet e policëve anulohen, puna deri 12 orë/ Avokati: Pagat janë mizerabël, nuk paguhen jashtë orarit! Eksperti: Disa detyra duhet t'i kryejë policia bashkiake

Punonjësit e policisë nuk do të bëjnë pushim gjatë këtij sezoni veror. Jo vetëm kaq por ata do detyrohen të punojnë gjatë muajve të nxehtë deri në 12 orë çdo ditë.

Ky urdhër për punonjësit e policisë vjen pasi pritet një fluks i madh turistësh dhe automjetesh në vendin tonë këto 3 muaj.

Avokati Alban Duraj u shpreh në ‘Përballje’ Report Tv për Rovena Nezirin se urdhri është në kundërshtim me ligjin për policinë e shtetit dhe kodin e punës.

'Kemi të bëjmë me një urdhër në kundërshtim me ligjin për policinë  e shtetit dhe kodin e punës. Ky është një urdhër i cili është marrë në kundërshtim me dy norma. Nuk e kuptoj se për çfarë është ky urdhër. Atëherë policia i ka mekanizmat për të gjetur mundësira të tjera për shtimin e kapaciteteve për burimet njerëzore dhe krijimin e një skuadre vetëm për pushimet njerëzore. Ka ardhur koha të kemi një polici të mirë edukuar, të dinë gjuhën angleze.

Në kundërshtim me ligjin me kodin e punës pagat janë në nivel të ulët, me ngarkesën që kanë edhe në raport me punët që bëjnë jashtë kompetencës. Ka punonjës që merren me çdo gjë. Ka një polici jo trajtuar mirë. Duhet tu garantohen të drejtat dhe të paguhen për punët jashtë orarit, të cilët nuk kanë asnjë shpërblim. Duhet çuar zëri për të gjithë punonjësit e policisë', tha Duraj.

Ndërkohë, eksperti Fatjon Softa thekson se ky urdhër vjen në një kohë kur rritja e numrit të turistëve dhe automjeteve në vend është e lartë dhe nga ana tjetër, kemi ulje të popullësisë dhe njerëzve që punojnë në vend.

'Së pari, nuk është anulim leje. Është transferim. Çdo vit është e njëjta gjë, jepet drejta drejtorit të marrë masa për fluksin e turistëve dhe mjeteve. Kjo ka qenë edhe vjet është edhe këtë vit. Ka fluks mjetesh,. Është një flotë që i shtohet komisariateve të zonave detare dhe kjo forcë policore do dalë nga numri i përgjithshëm i forcave të policisë. Janë 4 milionë mjete që qarkullojnë territorin gjatë sezoni përveç numrit të të huajve. Kemi rënie popullësie por ngritje të njerëzve që vizitojnë këtë vend. Ashtu siç edhe bizneset kanë mungesë të fuqisë punëtore, kemi largime edhe nga struktura policore. I jepet e drejta të marrë dhe të organizojë kontrollin e territorit dhe rritjen e sigurisë. Përveç fluksit mund të ketë dhe probleme të krimit. Kjo është një situatë jashtë parashikimeve tona. Prandaj duhet një qasje e re. Duhet të rritet numri i teknologjisë', shprehet Softa.

Avokati shtoi më tej se pagat në përgjithësi janë të mjerueshme për punonjësit e policisë, por përveç kësaj orët shtesë nuk paguhen

'Punët jashtë orarit janë të papaguara. Ka patur dhe raste kur kemi shkuar në gjykatë, por edhe prej hakmarrjes së drejtuesve të policisë, nuk i e promovon, nuk e gradon. Ka një qasje negative. Punonjësit e policisë kanë nevojë për përkrahje. Përderisa nuk paguhen jashtë orarit, pse t’ia privojmë pushimet verore. Duheshin marrë masa që ata që pushojnë në këtë periudhë, të jenë pranë familjes së tyre. Kur ka emergjentë e lejon ligji, por jo për fluksin e turistëve. Nuk më duket serioze. Përderisa nuk i mirëpaguajnë, pagat janë mizerabël. Nuk trajtohen sikurse i ka hije. Nuk i janë rritur pagat në raport me shkallën e vështirësisë', thekson Duraj.

Softa hedh idenë që disa detyra të mos kryhen më nga policia e shtetit apo ajo rrugore.

'Drejtori i përgjithshëm është një menaxher, që zbaton ligji dhe ku ligji e lejon do kalojë në planin e masave shtesë. Politikat janë shumë të rëndësishëm në mënyrën si duhet të përqasemi. Së pari policia duhet të heq dorë nga disa detyra, përse duhet të jenë policët rrugorë në kryqëzime. Duhet të jetë policia bashkiake. Policia rrugore të kryejë detyra më të rëndësishme. Nuk mund ti takoj drejtorit i takon politikës, duhet ndryshim ligji', shtoi Softa.

Softa: Zoti Rrumbullaku është një nga oficerët e policisë më të mirë në vend.

Duraj: Të sjell qindra traste kur nuk merren pagat jashtë orarit. Ai mund të jetë profesionist, por nuk mund të jetë një menaxher.

Më tej, në ‘Përballje’ foli Sadedin Fishta nga sindikata e policisë, i cili theksoi se problemi qëndron tek pagesat e policëve për orët jashtë orarit që shtyhen dhe nuk jepen në kohë.

'Vetë ligji i policisë, punonjësit nuk e marrin lejen kur duan vetë, ka një planifikim. Lejet e zakonshme, një pakicë mund të planifikohen në fluksin e shërbimeve është i madhe në raport me pjesën tjetër. Por duhet planifikohet që asnjë punonjës të mbetet pa pushim gjatë vitit. Të kenë përfunduar pushimet. ligji lejon edhe tre muaj në vitin pasardhës. Nëse nuk realizohet ka të drejtë ta paguajë me 20% shtesë. Një numër i vogël mund të mbesë në fund të vitit kalendarik pa marrë lejen.

Deri më datë 26 shtator janë pezulluar për shkak të fluksit, por edhe për shkak të mungesave. Problemi është tek pagesa dhe ngarkesa. Jo se nuk paguhen por pjesa më e madhe shtyhen. Do punohet gjithë sezonin e verës por nuk duhet pritur dhjetori për tu paguar. Nëse nuk realizohet pushimi në kohë punë pas dy muajsh kryhet pagesa. Ka raste kur një pjesë drejtuesish nuk i realizojnë. Punonjësi e policisë nuk mund të punojnë më shumë se 10 orë. Është maksimalja, ka dhe që punojnë 12 orë, por jo pa ndërprerje.

Atje ku ka risk, lodhje, temperatura të larta, qëndrim i gjatë në këmbë. Tani që arrin në 40 gradë duhen ndërrua brenda disa orëve. Nëse ka shërbime që i kalon 10 orë, punonjësi do deklaroj vetë nëse do të kaloj mbi 10 orë. Pastaj mbi 12 orë është shpërdorim detyre ta nxjerrësh policin. Janë shërbime të veçanta që nuk kanë lodhje por janë detyruese për shkak të shërbimit', tha Fishta.

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qytetari.: 21/06/2024 21:42

    Si ish ushtarak ju dhash një mendim,nuk kam ofenduar askënd,por më vjenë keq për ju që nuk pasqyroni një mendim që besoj se i shërben të gjithëditurve për mos me thënë dashakeqëve e gjobëvënësve ndaj ish kolegëvs të tyre.Këta ekspert e sindikalistë vetëm të tillë nuk janë,pavarësisht nga"diturit, që kanë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, sa cilësor është shërbimi në spitale shtetërore?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Franca harron mbrojtësin në stadiumin e Dortmundit

Euro 2024/ Franca harron mbrojtësin në stadiumin e Dortmundit