FLORIDA, SHBA - Inter Miami fitoi 4-0 kundër Nashville SC dhe me serinë 2-1 të ndeshjeve në favor merr biletën për në çerekfinalet e MLS Cup, ku përballë gjen FC Cincinnatin. Në ndeshjen e tretë të zhvilluar në Fort Lauderdale të Floridas, skuadra e udhëhequr nga Lionel Messi triumfoi me 'poker'.
Dueli u zhbllokua pas vetëm 10-të minutave lojë. Messi mori një pasim nga Allende, udhëhoqi sferën për disa metra dhe nga jashtë zone e ndali topin pas krahëve të Willis.
Sërish Messi në minutën e 39-të e dërgoi topin në rrjetë për ta mbyllur pjesën e parë 2-0. Në fraksionin e dytë Tadeo Allende shënoi edhe ai dopietë, një me pasimin final të Messit.
Më 22 nëntor luhet sfida e parë çerekfinale mes Inter Miamit dhe FC Cincinnatit.
Komente










