
Në "Anfield Road" për javën e 16-të Liverpool fitoi 3-1 me Southampton, duke qenë më pranë zonës europiane. Të katër golat e ndeshjes u shënuan në pjesën e parë. Firminho në minutën e 6-të, Nunez në të 21 dhe të 42 zhvlerësuan golin e Adams në të 9 minutë. Me 22 pikë Liverpool merr vendin e gjashtë, një pikë më pak se United që renditet një pozicion më sipër. Southampton nuk gjen qetësi edhe me trajnerin e ri Jones, duke qenë në vendin e parafundit me 12 pikë.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Arsenal fiton në transfertë dhe shkëputet në renditje! Manchester City merr humbjen e dytë në Premier League, Tottenham spektakël mes 7 golash! Humbje për Chelsea






