Premier League e futbollit në Angli është në javën e 27-të. Duelet e kësaj të shtune kanë ofruar surpriza, teksa Bournemouth fitoi 1-0 në shtëpi me Liverpoolin. Djemtë e Klopp duket se u "dehën" nga suksesi 7-0 kundër United një javë më parë, duke dështuar në një transfertë ku fitorja ishte detyrim. Në 16:00, Chelsea fitoi 1-3 në transfertë me Leicester, teksa tri pikë mori edhe Tottenham. Man. City fitoi 0-1 me Palace në udhëtim falë golit të Haaland.
Në "Vitality Stadium", Bournemouth vendas fitoi 1-0 me Liverpoolin. Vendasit që në fillim të lojës treguan se nuk do ishin kalimtarë në këtë përballje, duke shënuar qysh në të 28 minutë me Billing, kjo pas asistit të Ouattara. Për t'u përmendur minuta e 69 e takimit, kur Salah nga pika e bardhë e penalltisë gaboi për të vendosur ekuilibrat. Me këtë fitore Bournemouth lë vendin e fundit dhe me 24 pikë pozicionohet në vendin e 17-të. Liverpool me 42 pikë mban vendin e pestë.
Në "King Power Stadium", Leicester humbi 1-3 me Chelsean. 'Blutë' e Londrës ia dolën të marrin fitoren e dytë radhazi në kampionat, duke qenë pesë pikë larg zonës evropiane. Goli i parë për Chelsea u shënua nga një ish, me Chilwell që realizoi bukur dhe festoi ndaj ish-skuadrës së tij në të 11 minutë. Daka në të 39 minutë vendosi ekuilibrat në 1-1, ndërsa në 45+6', Havertz riktheu epërsinë e Chelsea. Në pjesën e dytë radha ishte për Kovacic në minutën e 78, për rezultatin final 1-3. Në këtë përballje Chelseas iu anulluan edhe dy gola për pozicion jashtë loje pas ndërhyrjes së VAR. Me 37 pikë, Chelsea mban vendin e 10-të, vetëm pesë pikë pas Liverpoolit të vendit të pestë. Leicester pëson humbjen e katërt radhazi në kampionat dhe me 24 pikë renditet në vendin e 16-të.
Për javën e 27-të të Premier League, Tottenham fitoi 3-1 në shtëpi me Nottingham. Pas eliminimit nga Champions League prej Milanit, Spursat e Antonio Contes marrin 'oksigjen' në kampionat. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll 2-0 për vendasit, me Harry Kane që shënoi dopietë në minutat 19-të dhe 25-të. Son në të 62 minutë shënoi për 3-0, teksa Uorrall nëntë minuta nga fundi shënoi për miqtë. Tottenham me 48 pikë mban vendin e katërt në renditje, teksa Nottingham me 26 pikë qëndron në vendin e 14-të.
Për javën e 27-të në Premier League, Manchester City fitoi 0-1 në transfertë me Crystal Palace. Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Erling Haaland në të 78 minutë. Nga pika e bardhë e penalltisë, sulmuesi i City-t u tregua i "ftohtë akull" për t'i dhënë tri pikë të tijve në garën për titullin kampion. Me këtë fitore, City shkon në kuotën e 61 pikëve, dy më pak se kryesuesit e Arsenalit që kanë një ndeshje më pak.
Premier League - java 27-të:
13:30 Bournemoth 1-0 Liverpool
16:00
Everton 1-0 Brentford
Leeds 2-2 Brighton
Leicester 1-3 Chelsea
Tottenham 3-1 Nottingham
18:30
Crystal Palace 0-1 Manchester City
Renditja: