VIDEO/ Lukaku 'engjëll dhe djall', Roma barazon 1-1 me Fiorentinën! Vendasit dy kartona të kuq

VIDEO/ Lukaku 'engjëll dhe djall', Roma barazon 1-1 me Fiorentinën! Vendasit dy kartona të kuq

Romelu Lukaku


Në "Olimpico", Roma barazoi 1-1 me Fiorentinën. Për javën e 15-të në Serie A djemtë e Mourinhos nuk dolën te pikët e plota paçka se kontrolluan lojën dhe bënë një pjesë të parë më të mirë se miqtë nga Firenze. Goli i parë i ndeshjes u shënua pas vetëm pesë minutave lojë. Një aksion model dhe pasimi fantastik i Dybalas bëri që Lukaku me portën e boshatisur mos e kishte të vështirë të shënonte. Në minutën e 25 Dybala doli i dëmtuar nga fusha duke i bërë vend Azmoun. Vendimtare ishte minuta e 64, kur Zalevski la Romën me dhjetë lojtarë pas kartonit të dytë të verdhë. Në epërsi numerike, Fiorentina barazoi me Martinez Quarta në të 66 minutë. Në fund kishte vend edhe për kartonin e kuq të Lukakut, me ekipet që ndajnë nga një pikë. Me 25 pikë Roma merr vendin e katërt, teksa Fiore me 24 pikë qëndron në pozitën e shtatë.

 


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Bologna 'ëndërron' Championsin, Monza fiton 1-0 me Genoan! Roma 1-1 ndaj Fiorentinës, Lukaku të kuq


S.DH/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kompanitë në proces të rikthimit, pas avarisë teknologjike

Kompanitë në proces të rikthimit, pas avarisë teknologjike