GOLAT/ Bologna 'ëndërron' Championsin, Monza fiton 1-0 me Genoan! Roma 1-1 ndaj Fiorentinës, Lukaku të kuq

GOLAT/ Bologna 'ëndërron' Championsin, Monza fiton 1-0 me Genoan! Roma 1-1 ndaj Fiorentinës, Lukaku të kuq

Festa e Monzës

Serie A e futbollit është në javën e 15-të. Kjo e dielë sportive filloi në mesditë, me Frosinonen dhe Torinon që barazuan 0-0. Për vendasit në fushë ishte Arijon Ibrahimovic, teksa Marvin Çuni nuk u preferua në këtë duel. Nga ana tjetër, Mërgim Vojvoda luajti 100 ndeshje me fanellën e Torinos.

Monza fitoi 1-0 kundër Genoas në "Brianteo", me golin që u shënua nga Dany Mota në minutën e 83. Në 18:00, Salernitana u mposht 1-2 nga Bologna. Zirkezee po shkëlqen te Bologna duke shënuar edhe sot dopietë, me djemtë e Thiago Motës që e shohin vetën në vendin e pestë.

Në "Olimpico", Roma barazoi 1-1 me Fiorentinën. Për javën e 15-të në Serie A djemtë e Mourinhos nuk dolën te pikët e plota paçka se kontrolluan lojën dhe bënë një pjesë të parë më të mirë se miqtë nga Firenze. Goli i parë i ndeshjes u shënua pas vetëm pesë minutave lojë. Një aksion model dhe pasimi fantastik i Dybalas bëri që Lukaku me portën e boshatisur mos e kishte të vështirë të shënonte. Në minutën e 25 Dybala doli i dëmtuar nga fusha duke i bërë vend Azmoun. Vendimtare ishte minuta e 64, kur Zalevski la Romën me dhjetë lojtarë pas kartonit të dytë të verdhë. Në epërsi numerike, Fiorentina barazoi me Martinez Quarta në të 66 minutë. Në fund kishte vend edhe për kartonin e kuq të Lukakut, me ekipet që ndajnë nga një pikë. Me 25 pikë Roma merr vendin e katërt, teksa Fiore me 24 pikë qëndron në pozitën e shtatë.

Serie A, java 15-të:

12:30 Frosinone 0-0 Torino

15:00 Monza 1-0 Genoa (Dany Mota 83')

18:00 Salernitana 1-2 Bologna (Simy 75' / Zirkezee 9', 20')

20:45 Roma 1-1 Fiorentina (Lukaku 5' / Martinez 66')

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:46
VIDEO/ Lukaku 'engjëll dhe djall', Roma barazon 1-1 me Fiorentinën! Vendasit dy kartona të kuq


Në "Olimpico", Roma barazoi 1-1 me Fiorentinën. Për javën e 15-të në Serie A djemtë e Mourinhos nuk dolën te pikët e plota paçka se kontrolluan lojën dhe bënë një pjesë të parë më të mirë se miqtë nga Firenze. Goli i parë i ndeshjes u shënua pas vetëm pesë minutave lojë. Një aksion model dhe pasimi fantastik i Dybalas bëri që Lukaku me portën e boshatisur mos e kishte të vështirë të shënonte. Në minutën e 25 Dybala doli i dëmtuar nga fusha duke i bërë vend Azmoun. Vendimtare ishte minuta e 64, kur Zalevski la Romën me dhjetë lojtarë pas kartonit të dytë të verdhë. Në epërsi numerike, Fiorentina barazoi me Martinez Quarta në të 66 minutë. Në fund kishte vend edhe për kartonin e kuq të Lukakut, me ekipet që ndajnë nga një pikë. Me 25 pikë Roma merr vendin e katërt, teksa Fiore me 24 pikë qëndron në pozitën e shtatë.

 

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës