Një mace që nuk lejon qenin e vogël të fle është videoja e cila po shkrin së qeshuri përdoruesit e rrjeteve sociale.

Një veprim i ngjashëm me sjelljet njerëzore, në një video të postuar nga britanikja Daily Mail ka tërhequr vëmendjen e shumë njerëzve.

Ndërsa qeni tentonte të pushonte, macja e shqetësonte dhe i gjuante shuplaka në fytyrë.

Përfundimisht, pas një “lufte” që zgjati rreth 30 sekonda qeni është detyruar të tërhiqet nën mbulesë. 

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com