Prag tragjedie në garën e NASCAR në Speedway International Daytona në Florida të SHBA-ve. Makina e Ryan Preece-it u godit nga pas nga makina e Erik Jones, duke e çuar Preece-n me shpejtësi majtas në një rrotullim ajror pas fushës së barit. Makina e tij u ul në tokë dhe u duk se mori flakë. Preece ishte në gjendje të zbriste nga makina përpara se të dërgohej në qendrën e kujdesit të pistës së garave.
Piloti 'fluturoi' dhjetë herë në ajër para se makina të ndalej pas përplasjes. Më pas piloti u dërgua në spitalin më të afërt, teksa pas 24 orëve nën kujdesin e mjekëve la qendrën shëndetësore duke mos pasur dëmtime të rënda.
Pamjet e aksidentit të dhunshëm kanë bërë xhiron e medieve, me makinën që bëri më shumë se dhjetë rrotullime. Në një përditësim më herët gjatë ditës, ekipi i Preece shkroi: "Ai është zgjuar, vigjilent dhe i lëvizshëm. Ai ka qenë duke komunikuar me familjen dhe miqtë".