Dhjetëra makina retro janë vendosur në pedonalen shumëngjyrëshe të Shkodrës duke zbukuruar kështu shëtitjet e vendasve por edhe turistëve në kryeqytetin e artit, kulturës dhe humorit shqiptar
Autokolona e modeleve të veçanta të mjeteve relike ka shtuar kuriozitetin e mjaft shkodranë dhe jo vetëm të cilët po i “analizojnë” nga afër.
Sipas gazetarit të Report Tv në Shkodër, Ergys Kavaja, kulmi i këtij aktiviteti do të jetë pasditen e sotme para bashkisë së qytetit ku do të mbahet një festë me praninë e disa personaliteteve.
Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka ndarë pamje nga shfaqja e makinave relike në mes të Shkodës.