Manchester City ka marrë biletën për në 1/8 e FA CupAngli, duke mposhtur 1-2 me përmbysje Leyton Orient. Sfida në udhëtim nuk ka qenë e lehtë për "Qytetarët" që panë të pësonin gol pas 16 minutash.

Një goditje nga 40 metra bëri që sfera të stampohej në shtyllë dhe gjatë kthimit u përplas te Ortega, me portierin e Cityt që e dërgoi topin në rrjetën e tij. Si të mos mjaftonte goli i pësuar, Pep Guardiola pa edhe dëmtimin e afrimit të janarit, mesfushorit Nico i cili doli nga fusha pas 22 minutash lojë i zëvendësuar nga Silva.

Pjesa e dytë kishte tjetër ritëm për miqtë nga Manchesteri. Sërish protagonist një afrim i janarit, me Khusanov që barazoi shirat në minutën e 56-të. Minuta e 72-të ishte deçizive, teksa De Bruyne u fut në fushë dhe vetëm shtatë minuta nga aktivizimi shënoi golin e dytë të ndeshjes dhe të përmbysjes së madhe.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?