Foto nga autori i masakrës në Universitetin e Pragës
Disa dëshmi të reja janë zbardhur për sulmin e rëndë që tronditi Pragën një ditë më parë. Dëshmi të reja kanë dalë në pah për personat që kanë përjetuar të shtënat me armë.
Profesor Radek Samik po jepte mësim një klasë në Universitetin Charles kur personi i armatosur hyri në ndërtesë dhe filloi të qëllonte. I ngecur brenda një dhome në katin e parë, ai papritmas dëgjoi të shtënat me armë.
Në një klasë në një kat më të lartë ishte Jakob Weizman, një gazetar dhe student në universitet. Ai ishte në provimin e gjuhës në një dhomë të vogël, i shoqëruar nga një mësues, kur dëgjoi të shtënat e armëve dhe ulërimat njerëzish.
Në të dyja rastet e lartëpërmednura, ata janë mbyllur në klasë të panikosur. Sipas ngjarjes që ata tregojnë, pesë minuta më vonë personi i armatosur u përpoq të hapte derën e klasës ku ata ishin fshehur.
“Ai po kalonte nëpër çdo klasë për të parë nëse njerëzit ishin aty për t’i qëlluar”, tha Weizman për BBC.
Të dy u evakuuan më pas nga ndërtesa, ku arritën të shpëtonin pa asnjë lëndim.
“Ndërsa po dilnim jashtë, kishte vetëm gjak në të gjithë fakultetin”, deklaruan ata.
Sulmuesi 24 vjeçar vdiq të enjten në ndërtesën e universitetit, pasi vrau veten, thanë zyrtarët.
Policia tha të enjten se sulmuesi, i cili kishte leje për armë, dhe nuk kishte precedentë penalë, ishte student në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Karlit ku kreu sulmin.
Ata thanë se i dyshuari, emrin e të cilit nuk deshën të përmendin, kishte vrarë babanë e tij në shtëpinë e tij jashtë Pragës, përpara se të udhëtonte për në kryeqytet.
Policia kishte informacione se ai kishte për qëllim të vriste veten dhe po e kërkonte në një ndërtesë tjetër universiteti ku ai do të ndiqte një leksion.
Por sulmuesi shkoi në ndërtesën kryesore të Fakultetit të Arteve, në një shesh të ngarkuar përtej lumit, përballë Kështjellës së Pragës dhe vetëm qindra metra nga Sheshi i Qytetit të Vjetër, një nga atraksionet kryesore turistike të Evropës.
Policia dyshon gjithashtu se ai qëlloi për vdekje një baba dhe vajzën e tij dy muajshe në pyll pranë një fshati jashtë Pragës javën e kaluar.