Masakra me 14 të vrarë dhe 25 të plagosur në universitetin e Pragës! Vrasësi qëlloi viktimat në kokë e gjoks, Çekia shpall të shtunën ditë zie

Republika Çeke ka shpallur të shtunën ditë zie kombëtare pasi 24-vjeçari, David Kozak, me origjinë çeke vrau 14 persona dhe plagosi 25 të tjerë në një universitet në Pragë.

Presidenti Petr Pavel shprehu "trishtimin e tij të madh" dhe "zemërimin për humbjen e jetëve të pafajshme’.

Personi i armatosur, për të cilin policia tha se ishte "eliminuar", besohet të ketë vrarë edhe babanë e tij dhe mund të jetë i lidhur me vdekjen e dy personave javën e kaluar.

Është një nga të shtënat masive më të rënda që ka ndodhur së fundmi në Evropë.

Të shtënat filluan rreth orës 15:00 me orën lokale (14:00 GMT) të enjten në ndërtesën e Fakultetit të Arteve të Universitetit Charles në qendër të kryeqytetit çek.

Personi i armatosur hapi zjarr në korridoret dhe klasat e ndërtesës, duke vrarë në mënyrë të rastësishme, ndërsa stafi dhe studentët përdorën mobilje për të mbrojtur veten në dhoma.

Policia tha se i armatosuri ishte një student 24-vjeçar në universitet dhe nuk kishte precedentë të mëparshëm penalë, megjithëse shton se u gjet një "arsenal i madh armësh dhe municionesh".

Në postimet e tij, ai pretendon se është frymëzuar nga dy vrasësit e studentëve rusë. Ndër informacionet më të përhapura është se Kozak mbante një ditar në Telegram dhe se aty shpjegoi se po planifikonte një vrasje masive. Ekzistenca e Telegram- fillimisht publik dhe papritmas privat disa orë pas tragjedisë - i lidhur me vrasësin u konfirmua nga burime të policisë çeke, të cilat folën për një veprim të paramenduar të frymëzuar nga ngjarje të ngjashme të ndodhura jashtë vendit.

Para të shtënave, policia kishte marrë një raport se i dyshuari besohej se po shkonte në Pragë nga një qytet aty pranë me qëllimin për të vrarë veten. Babai i sulmuesit është gjetur i vdekur më herët gjatë ditës së masakrës.

Sipas të dhënave, mbi 2.5 milionë dollarë u grumbulluan në fondin e donacionit të Universitetit Charles. Sipas raportimeve gjendja e të plagosurve është e qëndrueshme. Pacientët u qëlluan në kokë, gjoks ose gjymtyrë, disa iu nënshtruan operacionit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:12
Studenti shqiptar në Pragë: Isha afër vendit ku u kryen vrasjet

Çekia ka shpallur të shtunën ditë zie, pas vrasjes së 14 personave në universitetin Charles në Pragë.

Viktimat e sulmit të djeshëm u nderuan sot nga studentë e profesorë, të cilëve iu bashkua edhe kryeministri çek e diplomatë të tjerë.

Këtë ngjarje, studenti shqiptar në këtë universitet në Pragë, Romario Zoga, e përshkroi si shokuese dhe se nuk gjen fjalë për ta përshkruar.

“Unë nuk kam qenë shumë larg nga vendi i ngjarjes. Isha rreth 10-15 minuta larg universitetit. Kudo nëpër rrugë shihet që njerëzit ishin disi të trembur. Shihje të gjithë ose në rrugë ose në metro që po e ndiqnin ngjarjen live hap pas hapi dhe flisnin me familjarët e tyre se ku ishin dhe si ishin”, deklaroi Zoga për emisionin Info Magazine në Klan Kosova.

Ora 19:00
Çekia shpall të shtunën ditë zie për viktimat e sulmit masiv në Pragë

1703281483_Prageee.JPG

Pragë

Qeveria çeke shpalli të shtunën ditë zie në të gjithë vendin për të nderuar viktimat që u shënuan nga sulmi i 24-vjeçarit, David Kozak, në Universitetin “Charles”, në Pragë.

Ora 18:48
VIDEO/ 'U frymëzova nga ai, dua edhe unë të vras', policia çeke arreston 14 vjeçarin dhe 4 të rinj pas paralajmërimit për një tjetër tragjedi

1703180519_aren.jpg

Foto nga Univeristeti në Pragë pas sulmit

Edhe pse shumica dërrmuese e njerëzve nuk e kuptojnë aktin e sulmuesit që qëlloi 14 persona dhe plagosi 25 të tjerë në Fakultetin Filozofik në Pragë të enjten, disa e miratojnë atë. Në rrjetet sociale jo vetëm e falenderojnë, por disa prej tyre edhe bëjnë jehonë që të ndjekin hapat e tij. Për këtë policia ka arrestuar së fundmi katër persona.

Njëri prej tyre është një nxënës 14-vjeçar nga rajoni Olomouc, i cili shkroi se do të qëllonte shkollën. Sipas shefit të policisë Martin Vondrášek, ai më pas pretendoi në polici se ishte një shaka fatkeqe.

Një rast tjetër ishte një grua nga rajoni Hradec Králové. Sipas Vondrášek, ajo shkroi në rrjetet sociale se i vjen keq që dikush e kapërceu në Universitetin Charles, duke menduar se ajo do të ishte e para. Policia më pas zbuloi se bëhej fjalë për një person me çrregullime mendore, i cili nuk kishte patentë armësh apo armë të mbajtur në mënyrë të ligjshme, raportojnë mediat e huaja.

"Në Vysoçinë, Republika Çeke, policia ndaloi një burrë i cili kërcënoi se do të qëllonte të gjithë familjen e vrasësit 24-vjeçar në Univeristetin e Pragës. Atij iu gjet një armë e mbajtur në mënyrë të ligjshme”, tha shefi i policisë.

Rasti i katërt nuk kishte të bënte me një postim në rrjetet sociale. Bëhej fjalë për një burrë që thirri policinë në orën 11:30 me orën lokale të enjten (21 Dhjetor) dhe tha se ishte i frymëzuar nga vrasësi çek 24-vjeç, dhe se donte të blinte një armë dhe të vriste njerëz. Edhe pse mendonte se po telefononte nga një numër anonim, policia gjeti gjurmët e tij pas disa orësh, pra sipas raportimeve në total, policia ka hetuar tetë raste.

Megjithatë, më shumë postime të papërshtatshme në rrjetet sociale u postuan pas sulmit, ku policia po i shqyrton me kujdes të gjitha rastet.

“Dikush qëlloi studentët në Pragë. Në fillim u tmerrova, por më pas kuptova se ne i përkasim Perëndimit, ku është normale, kështu që do të bëj cupcakes me rumi”, thotë për shembull një llogari me emrin Jelena Vičanová.

Disa postime janë edhe më të tmerrshme. 

"Na duhen më shumë heronj dhe qitës të tillë, një ditë do t'u ndërtojmë monumente”, tha përdoruesi Napisat Osmanova. 

Nga ana tjetër, disa autorë të tjerë shprehin keqardhjen që sulmuesi nga fakulteti i filozofisë nuk është zhvendosur në parlamentin e afërt apo në zyrën e qeverisë. 

Policia po paralajmëron se të gjithë këta persona se do të jenë në mbikëqyrje. 

"Shkrimet e njerëzve ndaj këtyre mizorive do të kenë mundësinë të tregojnë heroizmin e tyre në proçedurat penale", deklaroi policia.

Në të njëjtën kohë, policia njoftoi se menjëherë pas të shtënave, ekipet e analistëve të saj filluan të përpunojnë dhe hetojnë postime të ndryshme. 

“Pjesa më pak e dukshme e punës sonë është monitorimi i rrjeteve sociale”, tha Ondřej Moravčík nga departamenti i shtypit i Presidiumit të Policisë së Republikës Çeke, i cili është përgjegjës për menaxhimin e rrjeteve sociale. 

Qindra punonjës policie janë të angazhuar në analizat e rrjeteve sociale në të gjithë vendin. 

Ekspertët kibernetikë janë gjithashtu në gjendje të identifikojnë autorët e postimeve anonime në rrjetet sociale.

 “Është e vështirë, por ne kemi përvojë me të. Ne bashkëpunojmë me rrjete të zgjedhura sociale dhe analistët tanë janë në gjendje të identifikojnë se kush fshihet pas cilit person specifik”, tha Moravčík.

Në disa raste, autorët mund të mbrohen - dhe shpesh e bëjnë - duke thënë se ajo që ata thanë në rrjetet sociale nuk ishte serioze dhe ishte thjesht një shaka sarkastike.

"Unë guxoj të them se policia mund të njohë postimet sarkastike nga ata që janë seriozë", tha Moravčík.

Sipas tij, për punonjësit e policisë është gjithmonë e rëndësishme që mesazhi i përmendur të jetë në gjendje të shkaktojë shqetësim tek dikush ose të tregojë qartë mbështetje për miratimin e një akti terrorist ose të një krimi të përgjithshëm.

Ora 17:40
(VIDEO) Masakra në Pragë/ Dëshmitarët rrëfejnë tmerrin: Gjak në të gjithë fakultetin, autori u përpoq të hapte derën e klasës

1703186669_hess.png

Foto nga autori i masakrës në Universitetin e Pragës

Disa dëshmi të reja janë zbardhur për sulmin e rëndë që tronditi Pragën një ditë më parë. Dëshmi të reja kanë dalë në pah për personat që kanë përjetuar të shtënat me armë.

Profesor Radek Samik po jepte mësim një klasë në Universitetin Charles kur personi i armatosur hyri në ndërtesë dhe filloi të qëllonte. I ngecur brenda një dhome në katin e parë, ai papritmas dëgjoi të shtënat me armë.

Në një klasë në një kat më të lartë ishte Jakob Weizman, një gazetar dhe student në universitet. Ai ishte në provimin e gjuhës në një dhomë të vogël, i shoqëruar nga një mësues, kur dëgjoi të shtënat e armëve dhe ulërimat njerëzish.

Në të dyja rastet e lartëpërmednura, ata janë mbyllur në klasë të panikosur. Sipas ngjarjes që ata tregojnë, pesë minuta më vonë personi i armatosur u përpoq të hapte derën e klasës ku ata ishin fshehur.

Ai po kalonte nëpër çdo klasë për të parë nëse njerëzit ishin aty për t’i qëlluar”, tha Weizman për BBC.

Të dy u evakuuan më pas nga ndërtesa, ku arritën të shpëtonin pa asnjë lëndim.

Ndërsa po dilnim jashtë, kishte vetëm gjak në të gjithë fakultetin”, deklaruan ata.

Sulmuesi 24 vjeçar vdiq të enjten në ndërtesën e universitetit, pasi vrau veten, thanë zyrtarët.

Policia tha të enjten se sulmuesi, i cili kishte leje për armë, dhe nuk kishte precedentë penalë, ishte student në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Karlit ku kreu sulmin.

Ata thanë se i dyshuari, emrin e të cilit nuk deshën të përmendin, kishte vrarë babanë e tij në shtëpinë e tij jashtë Pragës, përpara se të udhëtonte për në kryeqytet.

Policia kishte informacione se ai kishte për qëllim të vriste veten dhe po e kërkonte në një ndërtesë tjetër universiteti ku ai do të ndiqte një leksion.

Por sulmuesi shkoi në ndërtesën kryesore të Fakultetit të Arteve, në një shesh të ngarkuar përtej lumit, përballë Kështjellës së Pragës dhe vetëm qindra metra nga Sheshi i Qytetit të Vjetër, një nga atraksionet kryesore turistike të Evropës.

Policia dyshon gjithashtu se ai qëlloi për vdekje një baba dhe vajzën e tij dy muajshe në pyll pranë një fshati jashtë Pragës javën e kaluar.

Ora 14:50
VIDEO/ Momentet dramatike kur policia ndërhyn, pamjet e kamerës së trupit nga masakra në Pragë

1703252717_foto.jpg

Foto nga pamjet e kamerës së trupit nga masakra në Pragë

Pamjet e kamerës së trupit të një prej forcave speciale që u angazhuan një ditë më parë në masakrën në Pragë janë publikuar në media.

BBC ka publikuar pamjet e një prej ngjarjeve më të rënda të ndodhura në Evropë.

Pamjet tregojnë oficerët e armatosur kur futen në universitet dhe shoqërojnë studentët jashtë me duart e tyre në ajër.

14 persona u vranë dhe 25 u plagosën një ditë më parë nga të shtënat në Universitetin “Charles” në Pragë.

24-vjeçari David Kozak u vetëvra pas masakrës që shkaktoi, ndërsa pak orë më parë kishte qëlluar dhe vrarë të atin në fshatin Hostun, rreth 20 kilometra larg Pragës.

 

Ora 12:58
Masakra në Universitetin e Pragës/ Vrasësi qëlloi viktimat në kokë dhe gjoks, njerëzit dhurojnë miliona për familjet e viktimave

1703180132_Screenshot2.jpg

Të paktën 15 persona u vranë dhe 25 të tjerë u plagosën pas të shtënave me armë në Fakultetin Filozofik në Pragë të enjten (21 Dhjetor) pasdite, nga 24-vjeçari me origjinë çeke, David Kozak. 

Sipas të dhënave, mbi 2.5 milionë dollarë u grumbulluan në fondin e donacionit të Universitetit Charles.

Gjendja e të plagosurve është e qëndrueshme. Pacientët u qëlluan në kokë, gjoks ose gjymtyrë, disa iu nënshtruan operacionit.

Mediat çeke raportojnë se njerëzit kanë dhuruar miliona për të ndihmuar të prekurit nga tragjedia në Fakultetin Filozofik në Pragë.

Kryeministri çek Petr Fijala njoftoi se qeveria shpalli të shtunën, 23 dhjetor, ditë zie kombëtare për shkak të të shtënave.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të Republikës Çeke të mbajnë një minutë heshtje më 23 dhjetor në orën 12:00 për të nderuar viktimat, duke shtuar se në atë kohë do të bien edhe kambanat e kishave në të gjithë vendin

Ora 12:48
'Të gjithë më urrenin dhe do të më urrejnë', zbulohet ditari i vrasësit të Pragës: E urrej botën dhe do të doja të lë sa më shumë dhimbje

1703178035_al.jpg

Foto nga sulmi në univeristetin e Pragës

Biseda përmban disa postime në të cilat David Kozak, 24-vjeçari çek, i cili dyshohet se ka vrarë 14 persona në fakultetin e Filozofisë, shpjegon mjaft mirë qëllimet e tij.

Në postimet e tij, ai pretendon se është frymëzuar nga dy vrasësit e studentëve rusë.

David Kozak, 24 vjeç, është student çek në Universitetin e Karolinës në Pragë. Mirëpo, disa orë pas të shtënave, në lidhje me të kanë dalë edhe shumë detaje të tjera, të cilat ende janë duke u verifikuar, aq sa kanë bërë që autoritetet të dyshojnë se pas disa prej tyre mund të fshihen “trollë rusë” që do të thotë se ai mund të ketë pasur edhe lidhje me rusët, raporton La Repubblica.

Ndër informacionet më të përhapura është se Kozak mbante një ditar në Telegram dhe se aty shpjegoi se po planifikonte një vrasje masive. Ekzistenca e Telegram- fillimisht publik dhe papritmas privat disa orë pas tragjedisë - i lidhur me vrasësin u konfirmua nga burime të policisë çeke, të cilat folën për një veprim të paramenduar të frymëzuar nga ngjarje të ngjashme të ndodhura jashtë vendit.

“E urrej botën dhe do të doja të lija sa më shumë dhimbje”, është një nga postimet e bëra më 17 dhjetor. Megjithatë, lidhja e 24-vjeçarit me gjuhën ruse të cilën ai e përdor në të gjitha postimet e tij dhe duket se e di në mënyrë perfekte mbetet për t'u konfirmuar.

Biseda e tij me ndjekësit u postua më 9 dhjetor dhe të nesërmen u shfaqet si një tekst i gjatë në të cilin autori prezantohet dhe shpjegon qëllimet e tij.

“Emri im është David dhe dua të kryej vrasje masive në një shkollë dhe më pas ndoshta të bëj vetëvrasje. Alina Afanaskina më ndihmoi shumë. Gjithmonë kam dashur të vras, atëherë kur Ilnaz qëlloi kuptova se ishte më e leverdishme të bëhej një vrasje masive sesa vrasjet serike”.

Janë dy masakra që Kozak përmend si burim frymëzimi: e para në maj 2021, kur studenti 19-vjeçar Ilnaz Galjaviev vrau shtatë studentë të moshës 13 deri në 14 vjeç, një mësues dhe një punonjës të një instituti në Kazan, tjetra ndodhi në Bryansk më 7 dhjetor, kur studentja 14-vjeçare Alina Afanaskina hapi zjarr me pushkë gjuetie kundër shokëve të klasës, duke vrarë një, duke plagosur pesë dhe në fund duke u vetëvrarë.

Mbi të gjitha do të kishte qenë ky episodi i fundit që e shtyu Kozakun në veprim.

"Prita, duke ëndërruar, doja ta bëja për një kohë të gjatë, pastaj Alina erdhi për të më shpëtuar nga parajsa në kohën e duhur".

Më 11 dhjetor ai shkroi: “Të gjithë më urrenin, më urrejnë dhe do të më urrejnë. Mos u shqetësoni, është e ndërsjellë”.

Më pas ai shton: “Do të fshij disa postime, ndonjëherë jam poshtë dhe shkruaj gjëra shumë personale, duke harruar se do të lexohen në të ardhmen”.

Të nesërmen ai komenton: “Është një ditë muti, është një jetë muti”; pastaj përsëri “po pi çaj dhe dua të qëlloj veten” dhe më 17 dhjetor ai kishte shkruar “të ndyrë bastardë”.

Mesazhi i fundit është i datës 19, ku thuhet: “Më kumbojnë veshët, më duken si xixëllonja të mallkuar, dua t’i shqyej veshët”.

Informacioni tjetër që qarkullon për Kozakun vjen nga bota universitare. Pas diplomimit për Studime Historike Evropiane, ai do të fitonte një diplomë master në histori, me fokus Poloninë.

Majin e kaluar ai fitoi çmimin Marian Szyjkoëski, dhënë nga Instituti polak në Pragë, për tezën e diplomës mbi "ngjarjet revolucionare të 1846 në Krakov dhe Galicinë Austriake".

Më në fund, në rrjetet sociale, majin e kaluar, Fakulteti i Letërsisë dhe Filozofisë, i njëjti ku ndodhi tragjedia, uroi fituesin dhe publikoi një foto të djalit të quajtur David Kozak, i cili shihet i veshur me kostum dhe kravatë teksa merr çmimin fitued duke u ndjerë krenar për veten e tij.

Ora 12:23
Masakra në Universitetin e Pragës/ Identifikohen viktimat nuk ka shqiptarë dhe italianë! Policia: Po monitorohen rrjetet sociale për të parandaluar sulme të ngjashme

1703171822_prage.jpg

Foto nga sulmi në Pragë

Janë identifikuar 13 nga 14 viktimat e të shtënave të djeshme në Universitetin e Pragës. Këtë e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm çek Vít Rakusan, sipas të cilit në mesin e të plagosurve nga David Kozak, vrasësi 24-vjeçar që më pas u vetëvra, janë edhe tre shtetas të huaj, por asnjë me kombësi italiane siç konfirmohet për agjencinë Ansa nga Ministria e Jashtme.

Pas kësaj ngjarjeje tragjike qeveria ka shpallur datën 23 dhjetor si ditë zie kombëtare, raporton La Repubblica.

Sipas faqes PrahaIn.cz, në shtëpinë e vrasësit në Hostoun, afër Kladno, tridhjetë kilometra larg Pragës, u gjet një mjet shpërthyes i përbërë nga "cilindër, municione, materiale piroteknike dhe substanca kimike", tha një burim i afërt.

"Bodrumi dukej si një bunker. Shishja ishte e madhe, kishte disa kabllo të lidhura me të, të cilat çonin në pajisje të tjera. Sipas meje, kishte një sistem që do të kishte shkaktuar shpërthimin", tha dëshmitari.

Ndërkohë, policia çeke ka bërë të ditur se ka forcuar masat e sigurisë në të gjithë vendin.

“Duke filluar nga sot në të gjithë vendin kemi marrë masa parandaluese rreth objektivave të buta dhe shkollave”, shkruhej në deklaratë, ku nënvizohet se “nuk kemi informacion për ndonjë kërcënim specifik, por masat u vendosën si sinjal që për të treguar se ne jemi këtu dhe jemi gati”.

Më pas policia bëri të ditur se pas të shtënave të djeshme (21 Dhjetor) në universitet, po monitorohen rrjetet sociale, veçanërisht disa mesazhe nga persona që “pretendojnë se janë frymëzuar nga akti i tmerrshëm i Kozakut” dhe që “duan ta imitojnë”.

“Do të përgjigjemi menjëherë”, deklaroi policia.

Ora 11:40
(VIDEO) Masakra në Universitetin e Pragës/ Një person filmoi autorin kur qëllonte nga ballkoni njerëzit në rrugë: 'Jam këtu, më qëllo mua'

1703173061_kjs.jpg

Foto nga momenti i sulmit në Pragë

Një video pesë minutëshe që disponon policia zbulon me detaje se çfarë ndodhi dje në qendër të Pragës gjatë masakrës së kryer nga David Kozak. Në video shihet se si ai qëlloi 13 plumba nga çatia brenda pesë minutave. David Kozak është përgjegjës për të paktën 14 jetë të humbura. Dikush ka filmuar gjithçka në afërsi të policëve dhe në video shihet se autori nuk ka qëlluar vetëm brenda godinës së Fakultetit Filozofik, por edhe mbi personat që kalonin në rrugë.

Megjithatë, ata përshkruajnë gjërat më të rëndësishme që ndodhin në video. “Ai u fsheh! Ana e majtë, nga këndvështrimi im”, autori i videos i kërkon policisë që të qëllojë duke filmuar sulmuesin në korridorin e pallatit. “Ai po qëllon!” Ai po qëllon nëpër atë gardh”, thotë burri, ndërsa në sfond dëgjohen tinguj dhe sulmuesi është i strukur pas gardhit prej guri. Në video dëgjohet polici duke folur në radion e policisë. Ai u raporton kolegëve vendndodhjen e sulmuesit. “Ai është në qoshe!” Me flamurin çek, në këndin e sipërm, afër Fakultetit Filozofik”, mundohet ai që ta përshkruajë vendndodhjen sa më në detaje. “Ejani këtu”, paralajmëron autori i videos të gjithë rreth tij. Në video shihet se sulmuesi po largohet dhe më pas qëllon.

Më pas autori i videos bën diçka të papritur. “Hej, ju f*ck!” Unë jam këtu, qëlloni këtu! Eja këtu”, i thotë ai sulmuesit. “Fshihu”, i thotë polici. “Ja ku jam, jam këtu, për të mos u dekurajuar”, shton autori i videos: “Gjuani këtu!”. Njerëzve përreth tij nuk u pëlqeu shumë ajo që po bënte autori i videos, por ai nuk lëvizi. “Që të mos qëllojë mbi ata njerëz, aty ka njerëz”, shpjegon ai. Njerëzit vrapojnë dhe fshihen.

 

Ora 11:33
Detaje të reja! Rrëfimi i dëshmitarit të masakrës në Pragë: Njerëzit filluan të vrapojnë në panik, patëm fatin që shpëtuam gjallë!

1703178035_al.jpg

Autori i ngjarjes, David Kozak

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja në Pragë e 15 personave nga 24-vjeçari çek, David Kozak. Sipas policisë, 24-vjeçari ka përdorur një lloj arme të tipit ZEV 308 win AR10, e cila është përdorur shpesh në sulmet në shkolla në SHBA. Dy dëshmitarë okularë grek Antonis Angelidis dhe gruaja e tij kanë rrëfyer momentet e tyre të tmerrit për median ERT.

“Pak më parë kishim kaluar pikërisht aty ku ndodhi ngjarja. Kaluam me makinë, parkuam pikërisht atje dhe ecëm disa metra larg, d.m.th. u ngjitëm deri në kështjellën e qytetit të vjetër dhe patëm një pamje të të gjithë incidentit. Menjëherë njerëzit filluan të vraponin në panik. Filluam të dëgjonim sirena dhe ambulanca. Që në fillim u duk se diçka e keqe kishte ndodhur. Në fillim nuk e kuptuam saktësisht se çfarë kishte ndodhur. Ajo që pamë, ishte njerëz në panik, shumë ambulanca që vraponin gjithandej, sirena. Në vendngjarje dhe në rrugët përreth kishte panik”, Angelidis për ERT.

Për sa i përket identitetit të viktimave, ende nuk është bërë publik asnjë informacion, por policia njoftoi mëngjesin e së premtes se ka identifikuar 13 nga 14 viktimat, ndërsa tre nga të plagosurit janë me origjinë të huaj. 

Ora 08:35
Masakra me 14 të vrarë në Pragë, autori dyshohet se u ndihmua nga e dashura e tij! Dëshirat e tij kriminale i shprehte në rrjetet sociale

1703230712_davidkozak.JPG

David Kozak, autori i masakrës të ndodhur pasditen e djeshme në Pragë ku u vranë 14 persona, mund të jetë ndihmuar nga e dashura e tij për të kryer krimin e rëndë. Për të dashurën e tij nuk bëhen të ditura detaje të tjera, por raportohet se po tenton të arratiset jashtë vendit.

Sipas dëshmive, Kozak ka qenë student i zellshëm, por ka pasur edhe probleme psikologjike. Në maj ai fitoi një çmim për tezën e tij. Studenti nuk kishte precedentë penalë, por duke siguruar leje për armët, si pronar i ligjshëm, kishte një interes të shtuar për to.

Ai ishte diplomuar për histori dhe studime evropiane dhe vazhdoi me master, duke u fokusuar në historinë e Polonisë.

Megjithatë, mesazhet e postuara nga i riu në Telegram javët e fundit japin një pamje krejtësisht të ndryshme të tij.

Studenti 24-vjeçar i Shkollës Filozofike të Universitetit Charles ishte ankuar për “jetën e tij të mjerueshme” dhe kishte shkruar ndër të tjera se “gjithmonë donte të vriste dikë”.

Në një mesazh të datës 10 dhjetor, sulmuesi shkroi se ishte "shumë i frymëzuar nga Alina". Ai i referohej 14-vjeçares Alina Afanaskina . Vajza qëlloi dhe vrau dy persona në shkollën e saj në qytetin rus të Bryansk më 7 dhjetor dhe më pas vrau edhe veten. “Por Alina nuk vrau mjaftueshëm njerëz, do ta rregulloj”, kishte shkruar Kozak.

“Dua të sulmoj një shkollë dhe ndoshta të vras ​​veten. Alina Afanaskina më ndihmoi. Gjithmonë kam dashur të vras, kam menduar se në të ardhmen do të bëhem maniak. Ishte më fitimprurëse sulmi masiv sesa brezi. U ula, prita, pata ëndërr”, dyshohet se ka shkruar ai ndër të tjera.

M.Q./K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille