VIDEO/ Mbappe shkon në shtëpinë e babait në Kamerun, shoqërohet nga ushtria dhe policia nga frika se mund ta rrëmbejnë

Nga Florida në Kamerun, sulmuesi francez, Kylian Mbappe ka vizituar vendlindjen e babait të tij dhe shtëpinë ku u rrit para se të emigronte në Francë, i shoqëruar me forca të shumta sigurie.

Për shkak se kishte zëra se mund ta rrëmbenin në Kamerun, ushtria e vendit mori përsipër mbrojtjen e tij.

Ushtria me automjetet e blinduara dhe forca policie të armatosura e shoqëruan atë për në shtëpinë e të atit në Bonendal, Douala. Për arsye sigurie ai ishte veshur edhe si një banor i zonës, e mezi dallohej. 

Mobilizimi për ruajtjen e tij ishte aq i madh, saqë kushdo që nuk e dinte do të mendonte se nuk ishte Mbappe, por presidenti i SHBA-së

Mbappe është nga lojtarët më të paguar në botë dhe masat u vlerësuan të nevojshme për sigurinë e tij. 

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë