TIRANË- Në protestën e dhunshme të Sali Berishës më 20 shkurt, molotovët nuk kursyen as xhaminë e Namazgjasë ndërsa besimtarët po luteshin në muajin e shenjtë të Ramazanit. Bomba molotov u hodhën në drejtim të xhamisë, por Sali Berisha në vend se të distancohej nga dhuna e militantëve, akuzoi policinë se hodhi gaz dhe helmoi besimtarët.
Pamjet nga protesta treguan se si protestuesit të udhëhequr nga Berisha e të tjerë deputetë afrohen për nga parlamenti. Molotovët u hodhën në drejtim të policisë së vendosur aty pranë, si edhe në hyrje të Xhamisë së Namazgjasë. Në fakt, akuzat e Sali Berishës kundrejt policisë bien edhe nga kjo video, ku dhëndri i tij Jamarbër Malltezi shfaqet në ballkonin e Xhamisë së Namazgjasë dhe u jep instruksione protestuesve.
Në videon e publikuar nga portali mediatik i lidhur me besimtarët myslimanë, Mexhlis dallohet Malltezi i cili jo vetëm që orienton protestën dhe militantët, por në një moment shfaqet edhe me dy gishta në xhami, simbolin e Partisë Demokratike.
Komente












Ju vraft Zoti dhe xhamin e perdorni politikisht.
Përgjigju