VIDEO/ Mediat greke publikojnë pamjet, anija turke tentoi t’i përplasë, roja bregdetare helene qëllon me armë

VIDEO/ Mediat greke publikojnë pamjet, anija turke tentoi t’i përplasë, roja bregdetare helene qëllon me armë

Pamje kur ekuipazhi i anijes greke hap zjarr

Një video është shfaqur në Farmakonisi, në Greqi mes një anijeje të rojës bregdetare turke dhe greke që ndodhi të enjten, 5 janar.

Në video duket se anija turke bën një sërë manovrash të rrezikshme me qëllim përplasjen e anijes greke, ekuipazhi i së cilës qëlloi me të shtëna paralajmëruese.

Menjëherë pas të shtënave paralajmëruese, anija turke u largua nga vendi i ngjarjes ndërsa një roje bregdetare bërtiste "Kthehuni po jua mbajti".

Pamjet janë publikuar nga media greke e cila e sheh këtë si një provokim të Turqisë. Ishin peshkatarët grekë ata që njoftuan autoritetet portuale për lëvizjet e turqve dhe reagimi ka qenë i menjëhershëm.

"Një varkë patrullimi e Gardës Bregdetare Helene lundroi në zonën detare për t'iu afruar tre mjeteve lundruese turke që kishin kaluar ne ujërat territoriale greke nën mbikëqyrjen e një mjeti lundrues të Rojes Bregdetare Turke.

Fillimisht turqit tentuan të largonin anijen greke nga zona dhe më pas tentuan ta përplasnin.

Ekuipazhi i Rojës Bregdetare Helene u detyrua të gjuante të shtëna paralajmëruese, tha roja bregdetare, duke e detyruar anijen turke të largohej dhe të nisej në lindje drejt bregdetit turk.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Vrau bashkëjetuesen me thikë një vit më parë në Elbasan, Apeli lë në fuqi dënimin me burg përjetë të Ramis Micit

Vrau bashkëjetuesen me thikë një vit më parë në Elbasan, Apeli lë në fuqi dënimin me burg përjetë të Ramis Micit