VIDEO/ Momenti kur Bujar Fandaj kapërcen gardhin për të hyrë në shtëpinë e 27 vjeçares shtatzënë që vrau në Itali! Çfarë filmuan kamerat e sigurisë

ITALI- Mediat italiane kanë publikuar me video momentin kur 41 vjeçari nga Kosova Bujar Fandaj kapërceu gardhin për të hyrë në shtëpinë e 27 vjeçares shtatzënë Vanessa Ballan të cilën e vrau duke e goditur disa herë me thikë.

Kamerat e sigurisë në kopshtin ngjitur me shtëpinë e Vanessës në provincën e Trevisos kanë filmuar momentin kur Fandaj kapërcen gardhin për të hyrë në banesën e të resë.

Ai shihet me një çantë në shpinë, brenda së cilës siç raportuan më herët mediet italiane kishte dy thika, njërën prej të cilave e përdori për të vrarë gruan shtatzënë.

Vanessa Ballan u vra në pragun e shtëpisë e goditur të paktën shtatë herë më thikë nga ish-i dashuri. Pas një viti lidhje, 27 vjeçarja kishte vendosur t’i jepte fund gjatë verës, por shqiptari nga Kosova nuk e kishte pranuar ndarjen. Ky i fundit kishte filluar ta përndiqte duke u shfaqur disa herë në vendet ku ajo punonte, apo dhe në shtëpinë e saj duke e kërcënuar se "do ta vriste" në rast se nuk ribashkoheshin. 41-vjeçari nga Kosova donte që e reja shtatzënë të ndahej nga partneri i saj dhe të shkonte të jetonte me të në San Vito di Altivole, pak kilometra nga Spineda di Riese Pio X (Treviso), ku ndodhi tragjedia. 

Episodi që ishte një sinjal i fortë për krimin e rëndë ka ndodhur kur ai i shkoi në shtëpi përsëri në muajt e verës. Vanessa kishte filluar ta ndjente rrezikun dhe vendosi ti tregojë gjithçka partnerit të saj Nicola Scapinello, duke e bindur që ta shoqëronte për të bërë denoncim. Më 25 tetor ata bënë një denoncim në polici dhe më 27 tetor policia kontrolloi shtëpinë e Fandajt, duke sekuestruar tre telefona, në të cilët ndodheshin video intime me të cilat ai e kërcënonte se do t'i publikonte. Por pas sekuestrimit të telefonave nuk u mor asnjë masë tjetër, derisa ndodhi dhe vrasja makabre.

27-vjeçarja u gjet e vrarë në derën e shtëpisë së saj në fshatin Spineda di Riese Pio X dhe ishte disa muajshe shtatzënë në pritje të fëmijës së dytë.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Largimi nga Chelsea, Thiago Silva arrin akordin me ekipin e ri

Largimi nga Chelsea, Thiago Silva arrin akordin me ekipin e ri