Një futbollist në Indonezi humbi jetën në fushë pasi u godit nga rrufeja gjatë një ndeshje të luajtur të shtunën pasdite.

Ngjarja që ndodhi në stadiumin Siliëangi të Javas Perëndimore u kap nga kamerat.

35-vjeçari Septain Raharja po luante në një ndeshje miqësore mes 2 FLO FC Bandung dhe FBI Subang. Sipas raportimeve, futbollisti ishte ende i vetëdijshëm pasi u godit nga rrufeja dhe u dërgua me urgjencë në një spital lokal, por ndërroi jetë pak orë pas ngjarjes.