VIDEO/ Momenti kur Rama 'mbulon' me dhurata kryeministrin holandez, Mark Rutte

Gjatë vizitës kryeministrit holandez Mark Rutte, përveç pritjes zyrtare, Rama ka pasur edhe një takim të ngrohtë me homologun e tij, të cilit i ka dhuruar një sërë dhuratash. Rama kishte përgatitur dhuratat më të veçanta, nga kravata e punuar nga vetë ai, mentesha e këmishës me simbolin e shqiponjës, tre shishe vere të dizenjuara nga Rama, një libër për historinë e Shqipërisë të përkthyer në holandisht, si edhe një tjetër libër për kolonelin e famshëm holandez, Tomson.

Biseda e plotë:

Rama: Kjo është vizita jote e parë, 2015-a. Duhej të vije që në 2015-ën, po nuk erdhe, kështu që kjo është dhurata e vizitës tënde të parë. Po te pret qysh prej 2015-ës. Ky është koloneli i famshëm holandez, Tomson.

Rutte: Po, absolutisht. Kaloj çdo të shtunë me biçikletë nga statuja e tij, pranë nipit tim, në Thomsonplein (sheshi “Tomson”). Është fiks e njëjta pamje si këtu.

Rama: Kjo është një poezi, një elegji kushtuar atij nga një prej figurave tona më të rëndësishme historike, i cili ishte përkthyes, shkrimtar, poet, kryeministër dhe përfundoi kryepeshkop...

Rutte: Oh, ç’karrierë!

Rama: Ai ishte njeriu që shpalli pavarësinë e kishës ortodokse shqiptare. Një burrë i madh. Kjo është dhurata e vizitës së parë. Kurse kjo është e imja. Është prodhim i imi... Europa... Si BE-ja natën... Është diçka e thjeshtë.

Rutte: Qenka brenda në kuti. Këto janë butona për mansheta.

Rama: Po, butona me shqiponjën shqiptare.

Rutte: Janë me shqiponjën shqiptare. E keni edhe sipër derës

Rama: Praktikisht, kjo është shqiponja e Skënderbeut dhe helmeta e Skënderbeut.

Rutte: ...dhe këto u kthyen pas vitit 1990?

Rama: Po.

Rutte: I ke dizenjuar ti?

Rama: Po.

Rutte: Kjo është çanta numër një.

Rama: Kjo është e vizitës së dytë Mark. Është në vitin 2017. Ky është një libër për Tomsonin...

Rutte: Vizita e dytë...

Rama: Vizita e dytë. Këtu ke një letër prej meje, të 2017-ës, që ka shpjegime për Tomsonin, Shqipërinë e gjithçka tjetër.

Rutte: E mrekullueshme! Pra, Tomsoni është i famshëm këtu?

Rama: Po. Ka edhe një statujë në Durrës. Kjo është vizita e tretë, Mark, 2019-a. Kjo është vera ime. Unë bëj shishet, një mik i imi bën verën. Kjo është një kravatë, që ti nuk e vë, po mund ta mbash në zyrë si vepër arti.

Rutte:. Shumë e bukur.

Rama: Po nuk e mban.

Rutte: Nuk e mbaj dot kur takoj mbretin...

Rama: Nejse, kur të gjesh rastin, vëre...

Rutte:.  Është me vizatimet e tua?

Rama: Po, po. Dhe e fundit është e vizitës së sotme. Për vizitën sot, është ky libër i jashtëzakonshëm, që ka dalë javën e kaluar në Holandë. Është diçka e jashtëzakonshme rreth Shqipërisë përpara rënies së komunizmit. Është historia e një familjeje gjatë komunizmit.

Rutte:. Është përkthyer në holandisht?

Rama: Po.

Rutte: ... dhe e ka shkruar një profesore e teorisë politike në London School of Economics.

Rama: Do të të pëlqejë shumë. Këtu ke një dedikim të gjatë. Vizita e katërt ka dedikim të gjata.

Rutte: Faleminderit.


Lajmi kryesor:

'Oh, kjo është zyra jote', kryeministri holandez mahnitet si Rama i kthen vizatimet në letër murale: Vazhdo kështu, je i veçantë (VIDEO)


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë