Video/Momenti kur tubi i ujit
shpërthen dhe lë pas një krate

Video/Momenti kur tubi i ujit<br />shpërthen dhe lë pas një krate
Mund të ndodhë cdo ditë të plasë një tub uji, por plasja e një tubi uji nëntokësor në Ukrainë ka shkaktuar një krater të madh në Kiev.

Në video shihet momenti kur tubi plas. Asfalti i rrugës ngrihet dhe fryhet si tullumbac dhe më pas shkëmbinj e makina fluturojnë duke shkaktuar dëme.

Shpërthimi ndodhi në kryeqytetin ukrainas në Kiev, kur një tub nëntokësor nga presioni i madh doli mbi tokë me furi duke shkatërruar e lënë nga pas një gropë gjigande.

Por tragjedia u pakësua për shkak se tubi që zakonisht qarkullonte ujë të nxehtë, këtë radhë kishte ujë të ftohtë, ndaj askush nuk u dogj.

Për fat asnjë njeri nuk po kalonte aty në momentin e shpërthimit, duke lënë nga pas vetëm dëme materiale. 

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Peja si Lazarati! Kapen 1 ton kanabis, ska të arrestuar

Peja si Lazarati! Kapen 1 ton kanabis, ska të arrestuar