Granada po fiton 4-0 me Gijon për javën e 10 në La Liga 2 në Spanjë. Me fillim nga 21:00, protagonist në këtë duel ka qenë Myrto Uzuni. Dopietë dhe asist nga sulmuesi i Kombëtares, që shënon gol me stilin "Van Persie" dhe realizon me një gjysmë roveshatë.
Si fillim beratasi ka asistuar bukur për shokun e skuadrës, me Puertas që ka kaluar në avantazh vendasit. Krosimi nga e djathta ka bërë që topi të përfundojë te Uzuni, me 26 vjeçarin që pas kontrollit ka krosuar nga jashtë zone.
Pasimi final është kapur bukur në ajër nga Puertas, që ka ndëshkuar Marinon pas vetëm gjashtë minutash lojë. 21 minuta pas asistit, Uzuni ka dërguar edhe topin në rrjetë. Pasimi nga 20 metra është nuhatur bukur nga Uzuni, që e ka ndalur topin në rrjetë me kokë.
Në minutën e 50, Uzuni ka realizuar golin më të bukur të ndeshjes. Nga brenda zone me gjysmë roveshatë, beratasi gjen dopietën. Granada me 17 pikë është ndër skuadrat pretendente që kërkojnë rikthimin në La Liga. Kujtojmë se Uzuni këtë sezon në Spanjë ka shënuar tetë gola dhe ka dhënë një asist në nëntë javë.
Golat dhe asisti i Uzuni-t:
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
3 Dhjetor, 08:56
Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?
-
Do ketë sukses
24.8%
-
Do ndahet nga PD
29.4%
-
Do shuhet
45.8%
Vota total: 513
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Myrto Uzuni gabon 11 metërshin, ndalet nga Hugo Lloris! Austin FC eliminohet nga Kupa
3 Nëntor, 09:49
-
Mbaron festa për fitoren në Serbi, Kombëtarja i kthehet përgatitjeve për miqësoren kundër Jordanisë
12 Tetor, 16:46
-
VIDEO/ Myrto Uzuni shënon në finalen e US Open Cup dhe gabon 11 metërshin, beratasi s'i mjafton Austin FC për trofeun
2 Tetor, 09:27
-
Nga Daku, Uzuni dhe Asani, Serbia 'ndez' Kombëtaren! Gjashtë legjionarë shënojnë gjatë fundjavës
22 Shtator, 09:11
-
VIDEO/ Shënon gol në limite, Myrto Uzuni i jep tri pikë Austin FC
22 Shtator, 08:36
-
Prag Letonia/ Sylvinho dërgon në tribunë Myrto Uzunin dhe Maldini Kacurrin
9 Shtator, 10:31
-
Botërori 2026/ Anglia nis 'arratisjen', Serbia parakalon Shqipërinë! Kombëtarja i ka detyrim tri pikët kundër Letonisë, shqetëson Uzuni (VIDEO)
8 Shtator, 09:49
-
VIDEO/ Tjetër gol në SHBA, Myrto Uzuni 'sms' Sylvinho për një fanellë titullari
31 Gusht, 11:18
-
VIDEO/ Myrto Uzuni protagonist në SHBA, gol dhe asist nga sulmuesi i Kombëtares
24 Gusht, 11:30
-
VIDEO/ Myrto Uzuni 'shkëlqen' në MLS, 3 gola në 4 ndeshje! Shënon në fitoren e fundit të Austin FC
28 Korrik, 12:45
-
Uzuni shkëlqen në Amerikë, gol dhe asist për 3 pikët e Austin (VIDEO)
17 Korrik, 12:37
-
VIDEO/ Myrto Uzuni bën heroin, futet nga stoli dhe shënon dy gola! Austin FC shkon në gjysmëfinalet e Kupës
9 Korrik, 08:40