Flamurtari humbi 0-1 me Dinamon për javën e 20-të në Kategorinë e Parë. Ka qenë një 11 metërsh i akorduar nga kryesori Kreshnik Cjapi që ka nxehur gjakrat në Vlorë, aty ku ishin afro 3 mijë tifozë në "finalen" e Kategorisë së Parë. Denisson për miqtë nuk gaboi nga 11 metra, duke kaluar miqtë në avantazh pas 82 minutave lojë. Fill pas golit, tifozët kanë hedhur "lumë" shishesh në fushë, teksa ka pasur përplasje mes drejtuesve të dy klubeve në pankinë. Kapiteni i vendasve, Ribaj dhe trajneri i Flamurtarit Marcelo Troisi, si edhe drejtori i Dinamos, Ermal Barushi, janë nxjerrë me karton të kuq. Pas përplasjes sfida u ndërpre për 10 minuta, për të vijuar më pas me 14 minutat shtesë. Edhe pse dueli vijoi, vendasit nuk mundën të barazonin dhe Dinamo merr tri pikë me vlerë. Fundi i ndeshjes ka qenë sërish i tensionuar, teksa arbitrat janë shoqëruar me forcat e sigurisë dhe policisë për t'u futur në dhomat e zhveshjes. Pas javës së 20-të në Kategorinë e Parë, Dinamo me 37 pikë mban vendin e dytë, një më pak se Skënderbeu kryesues. Flamurtari me 35 pikë qëndron në vendin e tretë.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
4 Prill, 10:21
Nafta arrin në 224 lekë/litri, a është e mjaftueshme vetëm ulja e akcizës?
-
Po
15.2%
-
Jo
76.2%
-
Nuk kam mendim
8.6%
Vota total: 1290
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Superliga/ Vllaznia fiton kundër Partizanit dhe shkëputet në krye, Dinamo përmbys 4-1 AF Elbasanin mes tensionit! Egnatia mposht Bylisin
4 Prill, 22:32
-
Kupa e Shqipërisë/ Më 8 prill luhen ndeshjet e para gjysmëfinale
4 Prill, 14:05
-
Superliga/ Penallti e dyshimtë dhe polemika në shtesë, Flamurtari e KF Tirana barazojnë 1-1! Sot në program tre ndeshje, grushte në Shkodër
4 Prill, 08:51
-
Sot Flamurtari - KF Tirana për mbijetesën, Idrizi akordon premion e majme! Shehi i bardhebluve: Një nga shtatë finalet që na kanë mbetur
3 Prill, 10:42
-
Superliga e luan aktin e 30-të në tre ditë, nesër sfida e mbijetesës mes Flamurtarit dhe KF Tiranës! Agjenda e plotë
2 Prill, 11:27
-
Flamurtari përjashtoi kapitenin, tifogrupi ‘Flota Kuqezi’ mbështet vendimin: Turpi mban emrin e Lorenc Trashit
21 Mars, 22:20
-
Humbja përballë Bylisit/ Vendim i fortë te Flamurtari, përjashtohet kapiteni Lorenc Trashi
21 Mars, 21:21
-
“Historia e Apolonisë Ilire”, një libër i detajuar për jetën, kulturën dhe zbulimet arkeologjike
21 Mars, 15:08
-
Renditja/ Skënderbeu s'e 'ngjit' dot Korabin, Laçi fiton dhe rihap garën për titullin kampion në Kategorinë e Parë! Rezultatet e gjashtë ndeshjeve
19 Mars, 09:16
-
Kategoria e Parë/ Raundi i 27-të luhet nesër, gjashtë duele direkte për kreun dhe fundin e renditjes
17 Mars, 11:04
-
Renditja/ Dinamo 'pa busull', Teuta 'e thyen' 0-1 në Tiranë! Vllaznia dhe AF Elbasani me pikë të barabarta në krye
16 Mars, 08:48
-
Mbyllet me dhunë Flamurtari-Elbasani, tifozët vendas tentojnë të godasin lojtarët miq! Verdheblutë marrin 3 pikët në Vlorë (VIDEO)
14 Mars, 18:07